Franca mbetet e përkushtuar përkrah Maqedonisë [fr] [mk]

Franca mbetet e përkushtuar përkrah Maqedonisë, për ta shoqëruar atë në rrugën e integrimit të saj europian, thekson zonja Liliana Tangi në intervistën e saj dhënë për Televizionin Telma.

"Franca po ndjek nga afër situatën në Maqedoni dhe inkurajon këtë vend që të vazhdojë të zbatojë reformat, por gjithashtu të përmirësojë edhe funksionimin e Parlamentit". Në lidhje me negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e vendit, zonja Tangi vuri në dukje se është bërë përparim dhe se të dyja palët duhet të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje të ndërsjellë të pranueshme. Ajo është optimiste për perspektivat europiane të vendit dhe thekson se Franca mbetet e përkushtuar përkrah Maqedonisë, për ta shoqëruar atë në rrugën e integrimit të saj europian. Gjeni në vazhdim intervistën e znj. Liliana Tangi, dhënë për Televizionin Telma gjatë vizitës së saj, të realizuar rishtazi.

publie le 02/04/2018

hautdepage