Franca mbetet e përkushuar, në vitin 2018, sikurse edhe në vitin 2001, në anën e Maqedonisë për ta shoqëruar dhe ndihmuar atë në rrugën e saj europiane [fr] [mk]

Ambasada mirëpret nga data 20 deri më 22 shtator z. Alen Lë Rua, ambasador i Francës, mik i Maqedonisë, përfaqësues Special i Bashkimit Europian në Maqedoni në vitin 2001 dhe 2002.

Gjatë këtij misioni, ai ndihmoi vendin për të rivendosur besimin në mes të komuniteteve që jetojnë në të dhe për të konsoliduar ekzistencën e tij. Gjatë takimeve të tij të fundit me përfaqësuesit e autoriteteve nga radhët e shumicës dhe opozitës, si dhe me përfaqësuesit e mediave, në Shkup dhe Tetovë, ambasadori shprehu mbështetjen e tij për marrëveshjen e Prespës, e cila njeh gjuhën dhe identitetin etnik maqedonas. Ai evokoi perspektivat solide të integrimin europian të vendit pas referendumit të 30 shtatorit dhe suksesin e pritshëm të procesit të ndryshimeve kushtetuese. Franca, theksoi ai, po ndjek me kujdes dhe simpati në nivelin më të lartë të saj, zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni dhe mbetet e përkushuar, në vitin 2018, sikurse edhe në vitin 2001, në anën e saj për ta shoqëruar dhe ndihmuar atë në rrugën e saj europiane. Ai shpreson dhe llogarit në urtësinë dhe angazhimin e qytetarëve të Maqedonisë, që të prononcohen qartazi në favor të normalizimit të marrëdhënieve të tyre me Greqinë, e që është çelësi i së ardhmes së tyre dhe konsolidimit përfundimtar të shtetit të tyre në kuadër të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

publie le 23/09/2018

hautdepage