Franca përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në mes të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) dhe Bullgarisë [fr] [mk]

Franca përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në mes të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) dhe Bullgarisë, nënshkruar ditën e martë, më 1 gusht, nga ana e Kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Ajo shpreson se kjo marrëveshje do t`i mundësojë Shkupit dhe Sofjes thelluaimin e dialogut dhe bashkëpunimit të tyre në fushën politike, ekonomike dhe në veçanti atë kulturore, si dhe do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

France përkujton se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente thelbësore të procesit të pajtimit dhe përafrimit europian.

Ato kontribuojnë në arritje të prosperitetit, stabilitetit, pajtimit dhe krijimit të një klimë të favorshme për zgjidhjen e kontesteve bilaterale dhe problemeve të trashëguara nga e kaluara.

publie le 02/08/2017

hautdepage