Me mbështetjen e Ambasadës së Francës dhe Institutit Francez në Shkup, projekti i Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Institutit përkatës të Biokimisë i këtij universiteti, u përzgjodh në kuadër të thirrjes ndërkombëtare destinuar për nismat universitare kundër epidemisë COVID 19, e lansuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë.
Që nga viti 2006, Maqedonia e Veriut është anëtare e plotë e Frankofonisë. Në këtë kontekst, ajo ka hapur edhe Qendrën Kërkimore Universitare (CRU) bit.ly/2X7cXgq, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, të quajtur "Le Très-Fle" (Tej mase frëngjisht gjuhë e huaj, e vet fjala si e tërë në plotësinë e saj në shqip d.m.th. jonxhe gjegjësisht tërfil). Kjo nismë u bë realitet në vjeshtën e vitit 2018, me synim forcimin e mësimit të frëngjishtes në Fakultetin e Filologjisë.
Me mbështetjen e Ambasadës së Francës dhe Institutit Francez në Shkup, projekti i Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Institutit përkatës të Biokimisë i këtij universiteti, u përzgjodh në kuadër të thirrjes ndërkombëtare destinuar për nismat universitare kundër epidemisë COVID 19, e lansuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë. bit.ly/36Ek8Qb. Ky projekt, që kap vlerën prej 20,000 euro, do të mundësojë realizimin e testimeve serologjike në shkallë të gjerë dhe përvetësimin e pajisjeve mbrojtëse, për personelin që punon në fushën e shëndetit.