Ftesë e delegacionit të Maqedonisë në defilimin e 14 korrikut [mk]

Si pjesë e përkujtimit të përvjetorit të njëqindtë të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Presidenti i Republikës, Zotëri Fransoa Oland ka ftuar një delegacion të katër civilëve të rinj maqedonas të kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Zotëri Nikolla Poposki, të marrin pjesë në paradë me 14 Korrik në Paris.

Zonja Lorans Oer me të rinjtë e delegacionit të Maqedonisë që merr pjesë në paradën e datës 14 korrik (nga e majta në të djathtë): Darjan Stojanovski, Bardha Imeri, Znj Anzhelik Lërë, atashe për gjuhën frenge, Zonja Lorans Oer dhe Darko Ristovski - JPEG
Të pritur më 25 qershor nga Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Zonja Lorans Oer, anëtarët e delegacionit do të përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë në festën kombëtare franceze. Darko Ristovski është diplomuar në fakultetin Filozofik "Blaze Koneski" në Shkup, profesor i frëngjishtes në Institutin Francez në Shkup dhe aktualisht student i ciklit të tretë.Zonja Ana Korzenka është studente i vitit të tretë në Fakultetin Filozofik. Zonja Bardha Imeri aktualisht është në vitin e tretë të Juridikut në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Darjan Stojanovski studion ciklin e Master 2 në Fakultetin Juridik të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

publie le 22/07/2014

hautdepage