Funksionimi normal i parlamentit, një parakusht për integrimin evropian të vendit [fr] [mk]

Më 28 shkurt, ambasadori u takua me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, z. Hristijan Mickoski, i cili ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë z. Igor Janushev dhe nga z. Igor Nikolov, anëtar i komitetit ekzekutiv të partisë.

JPEG

Me këtë rast, ata diskutuan për situatën aktuale politike, përparësitë strategjike të Maqedonisë dhe procesin e reformave. Kryetari dhe ambasadori ranë dakord mbi nevojën për një dialog politik konstruktiv që do t’i mundësonte opozitës të përfshihej në mënyrë aktive në çështjet me rëndësi të madhe për vendin. Ambasadori shprehu mbështetjen e tij për procesin e bisedimeve, të cilat synojnë kthimin e funksionit normal të Parlamentit, si një parakusht për integrimin europian të vendit. Kryetari i VMRO-DPMNE-së riafirmoi vullnetin e partisë së tij politike për të marrë pjesë aktive në proceset integruese europiane dhe atlantike. Ambasadori i shprehu urimet e tij më të sinqerta sekretarit të ri të përgjithshëm, në drejtim të kryerjes së reformave të planifikuara në parti, me qëllim të forcimit të demokracisë së brendshme dhe të dhënies së kontributit të pritur në jetën politikën maqedonase.

JPEG

publie le 05/03/2018

hautdepage