Gala në nder të 25 viteve të marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Maqedonisë [fr] [mk]

Për të festuar 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Maqedonisë, ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup, organizojnë një gala koncert, të martën, më 12 qershor, në ora 20:00 në Operën dhe Baletin e Maqedonisë (nr. 4, bulevardi Goce Dellçev)

JPEG

Me këtë rast, ambasadori i Francës dhe ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, z. Nikola Dimitrov do të mbajnë fjalime.

Në program, do të interpretohen melodi të famshme nga kompozitorët francezë Elena Golomeova, soprano (Francë, Maqedoni) dhe Zhak-Greg Belobo, bas-bariton (Kamerun, Francë).

Orkestra e Operës së Maqedonisë do të shoqërojë interpretuesit nën udhëheqjen e dirigjentes, Bisera Çadlovska.

Ftesa është e vlefshme për dy persona. Ju lutemi rezervoni biletat tuaja me email: cultureifs@gmail.com. Biletat do të mund ti merrni në Institutin Francez në Shkup.

publie le 20/06/2018

hautdepage