Gjysmë shekulli binjakëzim [fr] [mk]

Më 3 nëntor, në qytetin e Manastirit, filluan aktivitetet për të shënuar 50 vjetorin e binjakëzimit me qytetin e Epinalit.

Një delegacion i udhëhequr nga kryetari i komunës, z. Mishel Ajnrish, i dhuroi një koshere urbane komunës, si një shenjë e vendosmërisë, për të ruajtur biodiversitetin. Dy kryetarët e komunave, në prani të ambasadorit dhe ish-ambasadores, znj. Lorans Oer, mbollën një pemë, e cila simbolizon miqësinë mes dy qyteteve dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes tyre.

Delegacioni mori pjesë në inaugurimin e ekspozitës "Njëqindvjetori i Frontit të Lindjes", realizuar nga Shoqata e Profesorëve të Historisë, e cila do të bëjë një xhiro në shkollat e vendit. Është paraparë edhe përkthim në gjuhën frënge, me mbështetjen e qytetit të Epinalit, për prezantimin e kësaj ekspozite. Në të njëjtën ditë, u hap edhe një ekspozitë e famshme, me titull "Imazhe nga Epinali", që i kushtohej Shën Nikollës, figurës së trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.

publie le 05/11/2018

hautdepage