Grumbullimi i parë me bollëk i mjaltit [fr] [mk]

Në këtë fillim të stinës së verës, në prag të Ditës Kombëtare, Ambasada e Francës ka nderin dhe kënaqësinë të ndajë me publikun informatën për aksionin e parë të grumbullimit të mjaltit, që qysh herën e parë u gjet në sasi të mëdha, me shumë bollëk! Ky aksion, i cili është në vazhdën e angazhimit të ambasadës për mjedisin jetësor, bën pjesë në kuadrin e aktivitetit të vendosjes në pranverë, të zgjoit të bletëve, me 5 koshere, në kopshtin mu pranë varrezës së ushtarëve francezë në Shkup.

Bletët tona kanë thithur nektarin e luleve dhe pemëve të fushave përreth, duke kontribuar në mënyrë aktive në përmirësimin e biodiversitetit. Mjalti ynë, me shijen dominuese të blinit, do të shërbehet dhe ofrohet në kuadër të ngjarjeve të mishërimit franko-maqedonmas.

JPEG

publie le 14/07/2019

hautdepage