Grupi inovativ i kompanive franceze NGE inauguron në Shkup projektin e saj të parë në Ballkan [fr] [mk]

Të mërkurën, më 13 qershor, ambasadori mori pjesë në inaugurimin e kantierit të ndërtimit të kompanisë franceze për punë publike NGE, lidhur me kolektorët e ujërave të zeza të Shkupit, e cila është njëkohësisht kontrata e parë në rajon e kësaj kompanie.

NGE, njëri prej grupacioneve më të mëdha për punë publike, me një qarkullim biznesor prej 1,869 miliard eurosh në vitin 2017 dhe me 11,000 punonjës, do të përdorë dy teknika inovative në kantierin e ndërtimit në Shkup: një laser sanitar kanalizimi dhe një rrethojë ndarëse berlineze (me ndihmën e profileve metalike) për të hapur llogore në thellësi shumë të mëdha.

Me këtë rast, ambasadori, së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, i cili e financon këtë proekt, përgëzoi kompaninë NGE dhe vuri theksin te bashkëpunimi ynë i veçantë për qytetin e Shkupit, veçanërisht në fushën e trajtimit të ujërave të zeza. Ai poashtu përshëndeti vendimin e NGE-së për të hapur një zyrë përfaqësimi në Maqedoni, e cila do të forcojë praninë tonë ekonomike në këtë vend.

publie le 20/06/2018

hautdepage