Hapja e Festivalit të Verës në Ohër [fr] [mk]

Ambasadori mori pjesë në hapjen e mbrëmjes së Festivalit të Verës në Ohër, ku u shënua, në kushte të veçanta të respektimit të rregullave shëndetësore, 60 vjetori i këtij festivali. Kjo ngjarje e madhe kulturore, nën shenjën e rezistencës dhe qëndrueshmërisë përmes kulturës, u përurua nga Shkëlqesia e Tij, z. Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe z. Hysni Ismaili, ministër i kulturës. Me këtë rast, koncerti gala shënoi hapjen e kësaj mbrëmjeje në amfiteatrin e lashtë në Ohër, ku u bënë homazhe për këngëtaren Ana Lipsa Tofovoviq, e cila pati hapur edicionin e parë të festivalit në vitin 1961.

Në program sonte kishte melodi të famshme të operës (mes të cilave edhe "Karmen"), në interpretim të shkëlqyer nga solistët e shumë vendeve të rajonit dhe Italisë. Ambasada e Francës mbështet mbrëmjen tradicionale franceze në kuadër të këtij festivali, që do të mbahet të hënën, më 17 gusht 2020, në kishën e Shën Sofisë, me një koncert, interpretuar nga dueti i shkëlqyer, i përbërë nga Arian Bake (në oboa) dhe Teodor Lamber (në piano).

publie le 12/08/2020

hautdepage