Asambleja vjetore e Bashkimit Ndërkombëtar të Romëve [fr] [mk]

Të premten, më 28 qershor, ambasadori u takua me kryetarin e Bashkimit Ndërkombëtar të Romëve (UNR), z. Zoran Dimov dhe mori pjesë në hapjen e asamblesë vjetore të kësaj organizate.

Ai shprehu mbështetjen e tij për përfaqësuesit e komunitetit rom, të ardhur nga e mbarë bota, për të dëshmuar për diskriminimin me të cilin ata ende përballen, mandej për të mbrojtur gjuhën rome, por edhe për të thelluar propozimin për krijimin e një Ombudsmani Rom, me seli në Strasburg. Ambasadori vlerësoi përpjekjet e bëra në Maqedoninë e Veriut dhe ritheksoi mbështetjen e përhershme të Amnasadës së Francës, ofruar Organizatave Joqeveritare Rome dhe të tjerave, që luftojnë për njohjen dhe integrimin e këtij komuniteti, veçanërisht nëpërmjet programit tonë, i cili i kushtohet të drejtave të njeriut.

publie le 02/07/2019

hautdepage