Hapja e ekspozitës "Le t`i lirojmë dhe t`i bashkojmë zërat tanë!", оrganizuar nga Aleanca Franceze në Tetovë [fr] [mk]

Ekspozita "Le t`i lirojmë dhe t`i bashkojmë zërat tanë! ", e hapur të premten, më 1 qershor në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, në praninë e ambasadorit të Francës, është kulmi i projektit arsimor dhe shumë-institucional që bashkon 3 shkolla: Shkollën Fillore “Liria” në Tetovë, Shkollën Fillore “Skënderbeu” në Poroj dhe Shkollën e Mesme-gjimnazin “ 7 Marsi” në Tetovë.

JPEG

Ky projekt, i mbështetur nga Instituti Francez në Shkup dhe i mbështetur nga 3 vullnetarë francezë të Aleancës, mundësoi realizimin e 4 punëtorive me nxënësitt e institucioneve partnere, mbi temën e lirisë së shprehjes, e tëra kjo në frëngjisht. Më shumë se 80 të rinj morën pjesë në aktivitete dhe kishin mundësinë të shpreheshin lirisht përmes vizatimeve, teksteve dhe fotografive të mbledhura dhe të prezantuara për herë të parë gjatë hapjes. Me këtë rast, disa nxënës morën fjalën për të thënë se çfarë përfaqësonte dhe nënkuptonte për ta liria e shprehjes.

JPEG JPEG

Ky projekt synon të promovojë gjuhën frënge, por edhe vlerat franceze dhe frankofone të demokracisë, ku liria e shprehjes është një parakusht. Kjo nismë kontribuon në forcimin e lidhjeve mes shkollave dhe në këtë mënyrë lehtëson kalimin e nxënësve të shkollave fillore në shkollat e mesme, të cilat ofrojnë gjithashtu gjuhën frënge.

publie le 20/06/2018

hautdepage