Hapja e ekspozitës "Marshi përkujtimor nga Manastiri në Selanik", e vendosur në muzeun ushtarak [fr] [mk]

Të mërkurën, më 24 shkurt, këshilltari i parë, së bashku me zëvendësministrin e mbrojtjes, në prani të drejtorit të muzeut ushtarak, hapën ekspozitën e vendosur në muzeun ushtarak, të titulluar "Marshi përkujtimor nga Manastiri në Selanik".

Të mërkurën, më 24 shkurt, këshilltari i parë, së bashku me zëvendësministrin e mbrojtjes, z. Bashkim Hasani, në prani të drejtorit të muzeut ushtarak, z. Aleksandar Stojçev dhe zëvendës-shefit të shtabit të përgjithshëm, gjeneral-major Azim Nuredin, hapën ekspozitën e vendosur në muzeun ushtarak, të titulluar "Marshi përkujtimor nga Manastiri në Selanik". Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë gjithashtu edhe këshilltari për kulturë dhe bashkëpunim, si dhe konsulli i nderit i Francës në Manastir. Me këtë rast aty u fol për rëndësinë e trashëgimisë së përbashkët ushtarake të Francës dhe Maqedonisë së Veriut nga periudha e Luftës së Parë Botërore, si dhe për vuajtjet e përbashkëta, që goditën në mënyrë të barabartë të gjithë palët e tanguara, por edhe për mundësitë për të vlerësuar trashëgiminë e përbashkët, në kuadër të projekteve për zhvillimin e turizmit rajonal.

publie le 26/02/2021

hautdepage