Hapja e fushatës së pastrimit të mbeturinave të paligjshme [fr] [mk]

Të mërkurën më 24 prill, ambasadori mori pjesë, së bashku me kryetarin e komunës së Shkupit dhe zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështjet evropiane, në hapjen e fushatës së pastrimit të mbeturinave të paligjshme, aktivitet ky i organizuara nga kompania publike e higjienës komunale.

Ky aktivitet u mbështet nga qeverisja qendrore dhe lokale, universitetet e Shkupit, OJQ-të, shkollat e mesme dhe ato fillore. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për dëmet nga hedhja e paduhur e mbeturinave dhe rrezikun nga deponitë ilegale, një kërcënim direkt për shëndetin e banorëve.

publie le 26/04/2019

hautdepage