Hapja e regjistrimit në Shkollën Ndërkombëtare Franceze në Shkup, 8 maj 2014

Me rastin e hapjes së regjistrimit në Shkollën ndërkombëtare franceze në Shkup, rikujtim i metamorfozës së ish kopshtit frankofonë të fëmijëve në Shkup që u bë një shkollë e mirëfilltë franceze.

E themeluar në vitin 1999 nga Ambasada e Francës, që nga viti 2012 fillon transformimi i këtij istitucioni që ndodhet në komunën e Karposhit. Në këtë sektor, ku përqëndrohen shkollat kryesore ndërkombëtare, kryesisht anglofone, ai që është ende vetëm një kopsht për fëmijë frankofon gëzon tashmë një reputacion të shkëlqyer, por dëshiron të ngritet si një shkollë e mirëfilltë ndërkombëtare franceze. Kështu dy klasët e para të fillores, klasa e parë dhe e dytë, janë hapura në shtatorë të vitit 2012, të ndjekura, që prej vitit 2013, nga kalsa e tretë. Shkolla Franceze Ndërkombëtare në Shkupit (EFIS) ka lindur.

Në të njejtën kohë, institucioni krijon një pamje të re në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shkup. Lokalet janë ripërtërirë dhe pajisjet janë zëvëndësuar me të reja, ndërsa serioziteti pedagogjik i shkollës është vërtetuar nga Ministria e Arsimit të Francës. Mësimet janë certifikuar si në përputhje me programet franceze, ashtu edhe me praktikat moderne të mësimdhënies ndërsa niveli i shkëlqyer i nxënesve në frëngjisht është i mirëpritur.

Mbi këto baza zoti Jean-François LE Roch trashëgon menaxhimin e shkollës franceze ndërkombëtare në Shkup (EFIS) dhe i sjell ndihmën financiare. Biznesmen francez, personalitet tashmë i njohur meqë ka ripërtërirë Shkollën Ndërkombëtare Franceze të Sarajevës, si dhe ka themeluar një shkollë private franceze në Odessa, ai angazhohet për të vazhduar procesin e transformimit te shkollës në një vrull më afat-gjatë. Me mbështetjen e prindërve, ai ka një cak të qartë : të konsolidojë shkollën fillore për të arritur, in fine, deri te shkollimi i plotë në shkollën e mesme dhe diploma e maturës franceze apo ndërkombëtare.

Në shtator të vitit 2014 do të propozohen dhe të gjitha klasat e fillores, që nga clasa e parë deri në të pestën. Një drejtor francez i akredituar nga ministria e arsimit do të drejtojë institucionin. Regjistrimi, i hapur më 8 maj, shënon fillimin e një faze të re për shkollën (EFIS).Duke j’u drejtuar si nxënësve maqedonas njashtu edhe nxënësve të emigrauar francezë, shkolla synon poashtu një publik jo-frankofon që ka ëndje për të zbuluar gjuhën e Molierit nëpërmjet programeve të përmirësimit. E angazhuar në mënyrë të vendosur me një vrull pozitiv për frankofoninë në Maqedoni, skolla franceze EFIS përjetëson një ofertë të veçantë në gjuhën frenge të arsimit cilësorë të frengjishtes në Shkup.

Ambasada i dëshiron, në këtë drejtim, një sukses i madh !

Dernière modification : 09/05/2014

Haut de page