Hapja e verës së 33-të kulturore në Shtip [fr] [mk]

Ambasadori u ftua në Shtip më 29 qershor, nga kryetari i komunës, z. Blagoj Boçvarski, për hapjen e verës së 33-të kulturore, me sopranon franko-maqedonase, zonjën Elena Golomeova, me origjinë nga po i njëjti qytet.

Veprimtaria e kësaj ngjarjeje mblodhi së bashku kryetarët e rajonit lindor të Maqedonisë dhe një audiencë të gjerë, të cilët duartrokitën fuqishëm programin dygjuhësh. Para kësaj ngjarje, ambasadori u takua me kryetarin e komunës dhe vizitoi Qendrën Multimedia Kanal 77, nën udhëheqjen e themeluesit të saj, z. Goran Gavrilov, si dhe dha një intervistë për këtë radiostacion. Në intervistë ai shpalosi situatën politike në Maqedoni dhe perspektivat e reja europiane dhe atlantike, të hapura nga arritja e marrëveshjes me Athinën.

publie le 03/07/2018

hautdepage