Harku i Triumfit (Porta Triumfale) u restaurua plotësisht, me rastin e ceremonive të 8 majit [fr] [mk]

E dëmtuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar gjatë protestave, Harku i Triumfit (Porta Triumfale) dhe muzeu i tij (saj), që mirëpresin rreth 1.5 milion vizitorë në vit (http://www.paris-arc-de-triomphe.fr), u restaurua plotësisht, me rastin e ceremonive, që u mbajtën më 8 maj të këtij viti.

Harku është varri, ku prehet ushtari i panjohur, i cili përfaqëson sakrificën e francezëve gjatë Luftës së Parë Botërore. "Ndjehem shumë e lumtur, që ky vend u restaurua për një kohë shumë të shpejtë, sepse Harku i Triumfit është thelbësor për botën luftarake dhe është gjithashtu edhe një simbol i unitetit dhe vlerave të kombit": u shpreh zonja Zheneviev Darriesek, sekretare e shtetit në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

crédit photo > Julian Elliott/Getty Images - PNG crédit photo > Julian Elliott/Getty Images

publie le 12/05/2019

hautdepage