Holokausti si pikënisje: krahasime dhe ndarje [fr] [mk]

Të martën, më 26 mars, ambasadori hapi seminarin, e organizuar në partneritet me Memorialin e Holokaustit në Paris dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, të titulluar "Holokausti si pikënisje: krahasime dhe ndarje".

50 profesorë të historisë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ishin të pranishëm dhe diskutuan për mënyrat më të mira, në drejtim të rrëfimit dhe transmetimit të këtyre fakteve historike, në një kohë kur informatat e rrejshme dhe antisemitizmi po përhapen në rrjete sociale. Ky seminar i historianëve, gjithashtu zhvillohet në optikën e mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet historianëve të rajonit, për të arritur në një vizion të përbashkët të historisë së tij, bazuar në një qasje objektive dhe të bazuar në dëshmi, si dhe duke hapur derën për një pajtim të mirëfilltë. Ambasadori përshëndeti hapjen gjatë muajit mars, të ekspozitës së re të Memorialit të Shkupit dhe theksoi rëndësinë e dhënë nga ana e autoriteteve franceze, të luftës kundër rishfaqjes të antisemitizmit.

publie le 28/03/2019

hautdepage