Homazh për personat e vdekur gjatë atentatit kundër Charlie Habdo [fr] [mk]

Homazh për personat e vdekur gjatë atentatit kundër Charlie Habdo, e enjte 8 janarë në orën 12.00, Ambada e Francës në Shkup

JPEG

Почитувани сограѓани, почитувани пријатели на Франција,

Të nderuar bashkëqytetarë, të nderuar miq të Francës,
Sot është një ditë zie kombëtare në Francë si dhe në përfaqësitë e saj diplomatike dhe konsulare në mbarë botën.
Dje në orën 11, një akt i poshtër, në një sulm frikacak të ekzekutuar me ftohtësi, të kryer kundër selisë së gazetës javore “Charli Hebdo” ka bërë deri në koto çaste 12-të viktima. Figura të njohura të karikaturave, gazetarë, të punësuar dhe dy policë janë në radhët e viktimave. Ata ranë nën plumbat e urrejtjes dhe mostolerancës.

Charlie Hebdo mishëron, në Francë, lirinë e të shprehurit mbi të gjtha temat. Provokimi intelektual është thelbësor për ndërtimin e mendimit tonë, e domokracisë sonë. Vizatimet, humori janë shprehja e një të drejte thelbësore, liria e të menduarit.
Duke sulmuar Charlie Hebdo për arsye të pikëpamjeve të tij, sulmuesit kanë kërkuar të na terrorizojnë, të na ngrijë në të menduarit tonë në mënyrë që të braktisim sot idenë e lirisë dhe nesër atë të demokracisë. Ne nuk e pranojmë këtë egërsi, ne kurrë nuk do të dorëzohemi para intolerancës dhe terrorizmit. Gjithkund nëpër botë, francezët dhe të gjithë ithtarët e demokracisë qëndrojnë për ta përsëritur.
Do të doja të shpreh homaget e mia për Charb (Sharb), Cabu (Kaby), Wolinski (Uolinski), Tignous (Tinjus) dhe të gjithë të tjerët që ranë pre e plumbave.
Ne jemi Charlie.

Ambasadorja e Francës
Laurence Auer (Lorenc Oer)

JPEG

publie le 08/01/2015

hautdepage