Homazhe për ushtarët e Armatës Franceze të Lindjes , të cilët luftuan më 29 dhe 30 shtator 1918, në qytetin e Shkupit [fr] [mk]

Zonja deputete Liljana Tangi, bëri homazhe për ata që luftuan për të mbrojtur atdheun e tyre dhe vlerat e tyre të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, në mënyrë që të përgatisnin një Europë paqësore dhe të bazuar në ligj dhe në të drejta.

Znj. Liliana Tangi, deputete nga radhët e grupit Republika në Lëvizje (LREM) nga Finisteri në Asamblenë Kombëtare, nënkryetare e Komisionit për Çështje Europiane dhe Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni, vendosi një trëndafil në pllakën përkujtimore, e cila u zbulua në shenjë përkujtimi të ushtarëve të Armatës franceze të Lindjes , të cilët luftuan më 29 dhe 30 shtator 1918, në qytetin e Shkupit me rrethinë, i cili njihej atëbotë me emrin Uskub. Deputetja bëri homazhe për ata që luftuan për të mbrojtur atdheun e tyre dhe vlerat e tyre të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, në mënyrë që të përgatisnin një Europë paqësore dhe të bazuar në ligj dhe në të drejta.

publie le 21/09/2018

hautdepage