Homazh kombëtar, në nder të 13 ushtarëve francezë, që vdiqën në Mali [fr] [mk]

Ambasada e Francës në Shkup, këtë pasdite, iu bashkangjit homazhit kombëtar, i cili u bë në nder të 13 ushtarëve francezë, që vdiqën në Mali më 25 nëntor 2019. Në Shtëpinë e Invalidëve, kryetari Makron përshëndeti ceremoninë përkujtimore në nder të këtyre ushtarëve nga radhët e trupave tokësore, gjashtë oficerëve, gjashtë nënoficerëve dhe një rreshteri, të cilët dhanë jetët e tyre në një operacion, duke rënë në fushëbeteje për Francën, në luftën kundër terrorizmit në Sahel.

Kryetari u përkul para tyre dhe bashkëndjeu thellësisht pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe të afërmve të tyre, duke shprehur ngushëllimet e tij dhe duke rikujtuar se i gjithë kombi, po shpreh solidaritetin (mishërimin) e tij të pakursyer në këto momente të vështira.

publie le 07/12/2019

hautdepage