INTERVISTË : Z. Zhan-Pol Dispan, komandant i policisë [fr] [mk]

Në intervistën e tij për javoren "Fokus", komandanti i policisë Zhan-Pol Dispans shtjellon luftën kundër huliganizmit, stërvitjen të cilën e realizoi ai, në favor të ndërhyrjes dhe policisë së Maqedonisë.

INTERVISTË
Z. Zhan-Pol Dispan, komandant i policisë që nga qershori i vitit 2012, është ndihmës i shefit të Departamentit të Njësisë Kombëtare në luftën kundër huliganizmit. Njësia është përgjegjëse për ngjarje të veçanta. Bëhet fjalë për huliganizmin gjatë ndeshjeve sportive, me ç`rast njësia vendoset aty ku duhet të ndërhyhet. Kjo njësi, ekziston më shumë se 10 vite dhe sot është pjesë përbërëse e shërbimit qendror të sigurisë publike në Francë. Z. Dispan qëndroi në Maqedoni, ku realizoi një stërvitje, në shërbim të oficerëve të policisë së Maqedonisë, për ballafaqimin me aktet e dhunës gjatë ndeshjeve sportive

Intervistoi: Jordanço Cvetanoski

FOKUS: Para dhjetë ditëve, në Maqedoni, pati një tërbim dhe zallamahi nga ana e grupeve të tifozëve në Tetovë. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me atë, nëse vallë policia e Maqedonisë reagoi në mënyrë të duhur, në përputhje me rrethanat?

DISPAN: U informova për ngjarjen, gjersa isha këtu në trajnim. Ajo që ndodhi në Tetovë mund të ndodhë edhe në vende të tjera. Gjëra të tilla mund të ndodhin, ajo është një eufori e rastit, e cila shpie deri tek ndryshimi i thelbit të asaj për të cilën festohet. Nëse në njërën anë pala shqiptare e shkaktoi ngjarjen, atëherë pala maqedonase i ndjeu pasojat. Por, mund të ndodh edhe e kundërta. Gjëja e keqe në të gjitha këto raste, në thelb, është se një ngjarje e tillë del jashtë kontrollit shumë lehtë, ndërsa përfitimet dhe mjetet përdoren për qëllime të tjera. Kur ndodhi kjo, policia lokale nuk reagoi në mënyrë të duhur dhe prandaj i ndjeni pasojat. Por, është fakt se nuk ka pasur një reagim të duhur. Nuk duhet të banalizohet ngjarja, por nuk duhet as edhe të dramatizohet. Duhet të bëhet një vlerësim matës gjatë ndërhyrjes. Duhet të vendoset dialogu, por pa treguar dobësi, në drejtim të atyre që duhen ndaluar ose në drejtim të ndërhyrjes.

FOKUS: Kanë ndodhur shumë shpesh incidente të tilla në Maqedoni gjatë ndeshjeve sportive. Sipas mendimit tuaj, a është policia e Maqedonisë e përgatitur mjaftueshëm për t’u ballafaquar me probleme të tilla?

DISPAN: Për vështirësitë që mund të vijnë qoftë nga njëra anë apo nga ana tjetër, reagimi i parë do të ishte se, “a jemi në dijeni për atë që po ndodh, në mënyrë që të mund të reagojmë ". Policia e Maqedonisë është e përgatitur, sepse është në dijeni të asaj që ka ndodhur dhe kërkon një mënyrë për t’u ballafaquar me këtë ngjarje. Policia e Maqedonisë tregon çdo ditë, se është në gjendje të përkujdeset për sigurinë e qytetarëve. Kam biseduar këtu me kolegët nga Maqedonia, ata më kanë lënë përshtypje vërtetë të thellë, se janë profesionistë të shquar. Diskutuam për atë që mund të bëjmë konkretisht, për të shmangur një gjë të tillë në të ardhmen. Ajo që mund të bëjmë, është të parandalojmë ngjarje të tilla të ngjashme në të ardhmen. Për ndeshjet ku mund të shfaqet rrezik, duhet të jemi të informuar prej përpara, në mënyrë që të mund të bëjmë planifikimin e duhur. Sepse të gjitha grupet e tifozëve janë të lidhura me ndonjë prej partive politike apo me ndonjë grup etnik. Prandaj, së pari duhet të supozojmë, se në një vend ku jetojnë përfaqësues të bashkësisë shqiptare dhe maqedonase, a mund të ketë reagime joadekuate. Këtu, me ndihmën e informacioneve, të marra prej agjencive të inteligjencës, duhet të shikohet nëse disponimi i grupit të tifozëve është me të vërtetë i tillë. Dhe pastaj, në bazë të kësaj informate, duhet të jemi të gatshëm që të parandalojmë dhunën, sepse tashmë jemi atje dhe grupet e tifozëve nuk mund të aplikojnë dhunë.

FOKUS: Si duhet të reagohet ndaj këtyre grupeve? Si do të reagonte policia franceze në një rast të tillë të ngjashëm?

DISPAN: Është shumë e rëndësishme, të mbahen kontakte të vazhdueshme me ato grupe. Që të dimë, se si ata frymojnë. Askush nuk duhet të fajësojë askënd, nëse nuk reagohet. Duhet shkuar në drejtimin e duhur të mirë, në mënyrë të duhur, për t`i qetësuar dhe zbutur tifozët. Një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Francë, sepse ne do ta parandalonim atë. Në rastin më të mirë, problemet do të shmangeshin. Ne do t`i kufizonim pasojat dhe do të dislokonim njësitë tona në terren. Nuk do të ndodhte ajo periudha e pritjes, respektivisht e kohëzgjatjes derisa të arrinte policia. Ne veçse do të ishim atje. Por, vlen të theksohet se ne nuk mund të jemi robotë dhe nuk mund të parandalohet çdo gjë çdoherë. Ndonjëherë diçka mund të dalë jashtë kontrollit. Nuk duhet harruar se, falë gabimeve të tilla, mund të përparohet dhe të mësohet më shumë.

FOKUS: Mirëpo, dihet se forcat e policisë nuk mund ta mbajnë gjithmonë situatën nën kontroll. Po çka nëse shërbimet do t`i lëshonin frenat?

DISPAN: Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë ne reagojmë në mënyrë të përshtatshme. Sepse detyra e parë e policisë, është siguria e qytetarëve. Cilado qoftë arsyeja, menjëherë, posa të shfaqet ndokund një rrëmujë, policia duhet të jetë aty, e gatshme për të rivendosur rendin. Nëse konstatohet se ka veprime të tilla të kryera nga autorët, e përveç kësaj, nëse vepra është e dënueshme, ata autorë duhet të arrestohen menjëherë. Është e nevojshme të merret përgjegjësia nga të dyja palët. Duhet të veprohet sipas asaj që parasheh ligji.

FOKUS: Tashmë ka një kohë të gjatë, që Maqedonia gjendet në një krizë politike. Sa mund të ndikojë ky fakt në ngjarjet sportive në vend?

DISPAN: Nuk e di mirë, se si është gjendja politike në Maqedoni, por ajo mund të ndikojë tek njerëzit. Te ne, kemi grupe që e dimë se kanë prirje majtiste ose djathtiste. Atëherë, bëhet fjalë për një ideologji të caktuar, e kësisoj ajo mund të ndikojë në sjelljen e tyre.

FOKUS: Si veproni me tifozët problematikë në Francë? A keni një mekanizëm të posaçëm për edukimin e tyre për të shmangur problemet?

DISPAN: Ai momenti, kur është i nevojshëm edukimi i tifozëve, parashihet në fazën e tretë. Paraprakisht, ka dy faza të tjera. Faza e parë është vendosja e kontaktit mes njërit grup të tifozëve me grupin tjetër, sepse praktikisht ata janë të ndarë. Është në gjë shumë ambicioze shestimi për të edukuar tifozët. Madje, madje edhe e pamundur. Ne kemi një sistem në Francë, i cili ka më se dy vite që ka filluar të aplikohet. Kemi vendosur një referent ndërlidhës në grupin e tifozëve. Ai është gjithashtu përgjegjës për komunikimin me të tjerët, por edhe me policinë. Bëhet fjalë për një tifoz të klubit, qoftë ai vullnetar ose i paguar për këto shërbime, për të bashkëpunuar me federatën, me policinë dhe me grupin e tifozëve. Sipas ligjit, ekziston një institucion i quajtur "Institucioni shtetëror për grupet e tifozëve", i cili është i lidhur me Ministrinë e Sportit ku ministri përkatës, është kryetari i saj. Ne, në cilësi të MPB-së, jemi pjesë e atij institucioni, ku ka përfaqësues nga fusha e drejtësisë, nga Kuvendi, nga shoqatat e tifozëve. Takohemi herë pas here, diskutojmë për temat që mund të zgjojnë kërshërinë dhe interesin e tifozëve. Këtu qëndron edhe e tërë fshehtësia, pra vendosja e dialogut me grupet e tifozëve. Në atë moment ka qëndrime të ndryshme. Ne përpiqemi t`u bëjmë në dije të dy grupeve se ka mendime, si dhe qëndrime të ndryshme.

FOKUS: Cili është mesazhi juaj për "Ballistët" dhe "Vojvodët"?

DISPAN: Nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të flasin dhe të komunikojnë mes tyre. Duhet të përpiqemi që nëpërmjet klubit të arrijmë deri te ata. Ndërsa përgjatë asaj kohe, ne mund të veprojmë në sfond (në prapaskenë).

publie le 25/11/2018

hautdepage