Idetë franceze për arsimin [fr] [mk]

Z. Olivier Kruze, drejtor pedagogjik i Shkollës 42 dhe mysafir në Natën e ideve në Shkup, dha një intervistë për gazetën "Nova Makedonija".

Në intervistë ai prezantoi metodat inovative të mësimdhënies së këtij institucioni unik të arsimit të lartë në shkencat kompjuterike, i konceptuar si një lojë e madhe video: kurrikula (planprogrami) i kësaj shkolle, ku nuk është e nevojshme të posedohet diplomë dhe ku nuk ka mësues ose orë, synon të zhvillojë tek nxënësit, përmes projekteve të përbashkëta dhe të nxënit të ndërsjelltë, aftësitë dhe kapacitetet e tyre për tu përshtatur, këmbyer, hulumtuar, si dhe për tu bërë inovativ. Shkolla, në mesin e 35,000 kandidatëve nga e tërë bota, pranoi nxënësin e vetëm nga rajoni i Ballkanit, z. Volhan Salai nga Kumanova, i cili tashmë ka themeluar kompaninë e tij nga distanca. Shkolla u hap nga një sipërmarrës në fushën e komunikimit z. Kzavie Nil, i cili sapo ka hapur në Paris inkubatorin startap më të madh në botë, Stacionin F.

Lexoni intervistën e plotë:
http://bit.ly/2EzEprj
JPEG

publie le 20/02/2018

hautdepage