Inagurimi i hotelit të ri "Merkur" në Tetovë [fr] [mk]

Më 10 maj, në Tetovë, u bë hapja e hotelit të parë "Merkur" në Maqedoni.

Më 10 maj, ambasadori mori pjesë në inaugurimin e hotelit të parë në Maqedoni “Merkur”, në qytetin e Tetovës, në prani të kryeministrit z. Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, kryetares së komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, pronarit të hotelit, z. Shefki Idrizi, përfaqësuesve të grupit “Accor”, si dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi.

Në fjalimin inaugurues, ambasadori përgëzoi brendin “Merkur” për vendimin e tyre për të sjellur njohuritë franceze në fushën e hotelierisë në Maqedoni, një shenjë kjo pozitive për investitorët francezë dhe njëkohësisht i uroi suksesese udhëheqësisë së hotelit.

Ai rikujtoi se Franca organizon në Beograd një forum të biznesit 👉 bit.ly/2J3ghiI ku kompanitë nga Maqedonia janë të mirëpritura.

publie le 16/05/2018

hautdepage