Integrimi evropian nëpërmjet prizmit të perspektivave të zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Ambasadori mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me temën "Integrimi evropian nëpërmjet prizmit të perspektivave të zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke iu referuar rajonit të planifikimit verilindor", që u mbajt të premten, më 10 maj në Kumanovë.

Kjo ngjarje, e organizuar nga Lëvizja Evropiane, në bashkëpunim me komunën e Kumanovës, bën pjesë në kuadër të festimeve tradicionale të shënimit të 9 majit, Ditës së Evropës. Diskutimet u përqëndruan në integrimin evropian dhe reformat lidhur me negociatat e pranimit, si dhe në mekanizmat për ngritjen e kapaciteteve të bashkësive lokale. Gjatë vizitës së tij në Kumanovë, ambasadori, në shoqërimin e kryetarit të Kumanovës, mori pjesë në inaugurimin e një këndi lojërash për fëmijët me nevojë, i ndërtuar në bashkëpunim me klubin "Rotarakt" dhe Ambasadën e Zvicrës.

publie le 15/05/2019

hautdepage