Intervista e ambasadorit për Faktor [fr] [mk]

Një ditë pas takimit joformal të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadori shpalosi dhe qëmtoi për portalin "Faktor" qëndrimin e Francës, në lidhje me perspektivën evropiane të trasuar për Ballkanin Perëndimor. "Rajoni ndodhet në udhëkryqin e historisë së tij, andaj Franca dëshiron të ofrojë ndihmë konkrete në këtë moment vendimtar, për ta ndihmuar atë në marrjen e rrugës së duhur në kushte reale", thekson ai

JPEG

Si e komentoni deklaratën e presidentit të Republikës së Francës, z. Emanuel Makron, mbrëmë në Berlin, në të cilin ai konfirmoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të vogël për hyrje të shpejtë në BE?
Si e shihni këtë lëvizje, disa media botërore kanë theksuar se ky është një “dush i ftohtë” për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Maqedoninë e Veriut. Makroni thotë se stabiliteti politik është i nevojshëm dhe se Parisi do të ndihmojë reformat në shumë fusha, por jo edhe në procesin e zgjerimit?
Në kontekstin e Maqedonisë, çfarë do të thotë kjo për vendin tonë?
Çfarë prisni ju në muajin qershor?

=====
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, për të cilën presidenti francez Emanuel Makron pat folur që në fjalimin e tij në Sorbonë, në shtator të vitit 2017, nuk ka ndryshuar. Drejtimi është më se i qartë, Bashkimi duhet të ripërtërihet, që të mundësojë përfshirjen e anëtarëve të rinj. Bëhet fjalë për një aktivitet të dyfishtë në planin afatgjatë, i cili kërkon kohë dhe përpjekje. Krijimi i rrethanave për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës në vendet kandidate, është një parakusht i domosdoshëm, i cili shkon paralel me progresin, si në letër, ashtu edhe në praktikë. Asnjëherë nuk është thënë ose premtuar ndonjë gjë tjetër nga ana jonë.

Duke pasur parasysh peshën historike, por edhe aspektin strukturor, është e nevojshme të mbështetet aspiratat e popujve të rajonit, përmes një bashkëpunimi të duhur, që do të mundësojë përmirësime në fushën e administratës, gjyqësorit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Franca dëshiron përmes një strategjie të duhur, t`i shoqërojë dhe t`i intensifikojë aktivitetet ekzistuese me mjete dhe burime shtesë. Ndërhyrja e Agjencisë Franceze për Zhvillim do të mundësojë ndër të tjera, financimin dhe zbatimin e kësaj strategjie.

Rajoni gjendet në një udhëkryq historik, andaj Franca dëshiron të ofrojë mbështetje konkrete në këto momente vendimtare, për ta ndihmuar atë të lëvizë në rrugën e duhur, në kushte reale konkrete.

Për Maqedoninë e Veriut, ne shpresojmë që shembullin që e dha ajo, me pajtimin rajonal, do të vijojë me reforma efektive dhe ne duam t`i ofrojmë asaj gjithë mbështetjen që e meriton.

Sa i përket zgjedhjeve, pjesëmarrja e qytetarëve, pavarësisht nga zgjidhja e tyre, suksesi i këtyre zgjedhjeve presidenciale, do të dëshmojë se vendi i tyre meriton gjithë ndihmën evropiane dhe ndërkombëtare për hyrje në Bashkimin tonë. Ky hap i parë është tejet i rëndësishëm dhe shpresojmë se do të ketë sukses.

publie le 02/05/2019

hautdepage