Intervista e ambasadorit për "Slloboden Peçat" [fr] [mk]

Ambasadori dha një intervistë për të përditshmen “Slloboden Peçat”, për gazetarin Ljubisha Nikolovski, ku ai foli rreth takimit të fundit vjetor të ambasadorëve francezë në Paris.

Ai i citoi propozimet e kryetarit të Republikës Makron, të adresuara në takimin me përfaqësuesit e tij:

"Kur flasim për Evropën, do t`ju kërkoj që të jemi më të pranishëm sërish gjeografikisht në Ballkanin Perëndimor. Gjatë muajit korrik kisha një udhëtim zyrtar në Serbi, ku disa nga ju më shoqëruan. Unë mendoj se vizita e fundit presidenciale ishte në vitin 2001. E pabesueshme! Dhe kur shikoj se çfarë investojmë, për shembull, në planin e kulturës, ne investojmë aty në planin publik, shumë më pak sesa në disa shtete të një rëndësie më të vogël strategjike dhe gjeografikisht shumë larg nesh, përderisa pritet këtu shumë prej nesh. Andaj, krijimi i një strategjie evropiane, gjithashtu do të thotë të mendojmë për kufijtë e Evropës. Kufijtë tanë, fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht dhe ku duhet të investojmë sërish, në mënyrë që të mos lejojmë, që fuqitë jo-evropiane të luajnë lojën tonë, në vend se këtë ta bëjmë ne. Përndryshe, për Ballkanin Perëndimor do të vendoset midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Turqisë. Këtu, gjithashtu më duhet ta them, Gjermania ka një mendim më efikas dhe strategjik se ne. Shpresoj se ne do të mund të ndajmë mjetet dhe të jemi më efikasë në lidhje me këtë temë " 👉bit.ly/2k0fMPq

publie le 10/09/2019

hautdepage