Nëse ambasadori do të kishte rastin të mendonte dhe zgjidhte një dëshire, gjatë kësaj periudhe të festave, çfarë do të kërkonte dhe dëshironte ai për Maqedoninë e Veriut? Ndiqeni në vazhdim intervistën, që ai dha për kanalin televiziv “24Vesti”, transmetuar të shtunën, më 21 dhjetor, në kuadër të ditarit televiziv të orës 17.
Me këtë rast, ai foli për çështjet aktuale, veçanërisht për perspektivat e integrimit të vendit dhe për rilansimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian mbi një bazë realiste, përmes “non-pejperit” francez, i cili iu prezantua shteteve anëtare dhe zyrtarëve shtetërore të Maqedonisë së Veriut.