Intervista e ambasadorit për të përditshmen "Nova Makedonija" [fr] [mk]

I pyetur nga Aleksandar Srbinovski mbi perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht në lidhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut në lidhje me ligjin e gjuhëve, ambasadori ndau vlerësimet e tij, në intervistën dhënë për të përditshmen "Nova Makedonija" (shq. Maqedonia e Re), për edicionin e saj të ditës së shtunë, 14 dhjetor.

Pyetja numër 1: Cili është qëndrimi juaj për rekomandimet e Komisionit të Venedikut në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve?

Mendimi i Komisionit të Venedikut ka një vlerë të madhe, i cili rrjedh nga njëri prej organeve më të respektuara, kur bëhet fjalë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Nën kujdesin e Këshillit të Evropës, si institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë, mendimi i tij jepet nga një plejadë e avokatëve me përvojë, të cilët kujdesen për garancitë, që duhet t’u jepen vlerave, që ne ndajmë në kontinentin tonë, si dhe për të forcuar sundimin e së drejtës. “Non-pejperi” francez mbi metodologjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, citon respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, si njëri nga kriteret për vlerësimin objektiv, nëse një vend ka të drejtë të përfshihet në zgjerim.

JPEG

Pyetja numër 2: Në përfundimet e Komisionit të Venedikut, qartazi theksohet se gjuha shqipe, megjithatë, është vetëm një gjuhë e pakicave në Maqedoni dhe zgjidhja nuk duhet të del, jashtë kornizës së të drejtave të pakicave të tjera, të cilat vlejnë kudo në BE dhe në mbarë botën. Por, përkundër kësaj, retorika e përdorur në qarqe të caktuara partiake, përmes deklaratave publike, shkon aq larg, sa të kujtojë ngjarjet e krizës së vitit 2001, që mund të interpretohen si një kërcënim për luftë, nëse ndryshohet qoftë edhe një pikë e vetme në zgjidhjen ekzistuese, në të cilën Komisioni i Venedikut ka pikërisht vërejtje. Sipas mendimit tuaj, cili është shkaku i qëndrimeve të tilla, politikave dhe metodave të presioneve dhe kërcënimeve të përhershme, dhe a janë këto kërcënime ndoshta edhe kërcënime për BE-në dhe organet e saj?

Kjo pyetje përmban disa përfundime, që më duken se tejkalojnë temën dhe janë rezultat i një interpretimi të ndarë. Ky nuk është qëllimi i ekspertëve përkatës të Komisionit, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë në gjetjen e një baze ligjore, në përputhje me kriteret e përcaktuara evropiane. Në një kohë kur opinioni publik në vend është pothuajse i njëzëshëm te të gjitha komunitetet, në lidhje me integrimin e tij të ardhshëm evropian, duket se është e dobishme marrja parasysh e një qasjeje të tillë. Dhe kjo synon, që më në fund, ashtu siç e kanë kuptuar të gjithë, të arrihet deri te lehtësimi i integrimit evropian të vendit, dhe sa më përket mua, unë do t’i përmbahem deklaratës së përgjithshme të dhënë nga autoritetet shtetërore, që mendimi duhet të merret në konsideratë. Ky një reagim pozitiv drejt së ardhmes dhe duhet të shërbejë si njëlloj pike nismëtare.

Pyetja numër 3: Njëri nga kundërshtimet më të mëdha të Francës për rrugën e vendit tonë drejt BE-së, kishte të bënte me praktika e sundimit të së drejtës dhe shtetit të së drejtës? Cilat janë përshtypjet tuaja për situatën aktuale? Në të njëjtin kontekst, a do të ketë ndikim vetingu i paralajmëruar në gjyqësor?

Çështja e sundimit të së drejtës është thelbësore për Francën, ashtu siç është për të gjitha shtetet anëtare: është një pikë e fortë e përbashkët, në të gjitha propozimet për një metodologji të re të zgjerimit. Sa i përket sundimit të ligjit, në vitin 2016 u hap një hapësirë e gjerë e aktiviteteve, të cilat u ndoqën me energji në nivelin normativ dhe institucional. Sipas Komisionit të Brukselit, duhet ende të arrihet përparim, për të përmbushur standardet në mënyrë efektive: të gjitha vendet kandidate janë duke ecur në atë rrugë, madje edhe disa nga shtetet anëtare. Qëllimi ynë është të ndihmojmë vendin që të ndërtojë sistemin e tij: për mbi dhjetë vjet kemi investuar në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, arritjet e të cilës janë vlerësuar pozitivisht nga vlerësuesit tanë kompetent, si dhe nga ata të BE-së. Kjo vërteton se duhet të vazhdojmë dhe të përgatitemi për veprim në plan afatgjatë. Nga ana tjetër, ne nuk mund të mos përmendim rolin qendror të luajtur nga qytetarët dhe OJQ-të në luftën e përditshme kundër korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit. Sa i përket vetingut, kemi këtu shembullin e Shqipërisë. A mund të bartet në mënyrë efektive kjo përvojë këtu? A e meriton ajo përvojë të përgjithësohet? A është e nevojshme, kur bëhet fjalë për çështje individuale (shpesh të njohura), të ekzistojnë dyshime në lidhje me mbarë sistemin gjyqësor, ekzistenca e të cilit është e nevojshme për funksionimin e përditshëm të shoqërisë? A qëndron para se gjithash problemi në korrupsionin apo në ndërhyrjen e politikës në gjyqësor? Pyetja mbetet e hapur dhe meriton një mendim të plotë thelbësor dhe të kujdesshëm.

Pyetja numër 4: Periudhën e kaluar, politikanët e lartë evropianë e kanë karakterizuar bllokadën e Francës dhe refuzimin e dhënies së datës për negociata për Maqedoninë, si një gabim historik të BE-së. Cilat janë pritjet që gabimi të korrigjohet sa më parë dhe nga kush varet kjo më së shumti.

Këto gjykime nuk përkojnë me realitetin dhe janë ndoshta qartësisht zhgënjyese duke marrë parasysh premtimet e dikujt, që nuk mundën të përmbushen. Franca nuk ka refuzuar asgjë: ajo, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, shqyrtoi dallimet në qëndrimet ndaj hapjes së përbashkët të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç kërkuan një numër i caktuar i vendeve, ndërsa disa vende të tjera ishin më pak ose më shumë të përcaktuar qartësisht. Përveç kësaj, ekzistonte një mendim i përhapur, se metodologjia aktuale e zgjerimit nuk është ose nuk mund të jetë më e përshtatshme, me rezultate që nuk janë mjaftueshëm të dukshme në aspekt praktik. Ekzistonte rreziku, që fillimi i negociatave të ishte një festë, që do të festohej vetëm një herë, një ngjarje solemne që mund të kishte një të ardhme të papërcaktuar. U pajtuam, që na duhej pak më shumë kohë, që negociatat e reja të ishin të suksesshme. Franca, e para propozoi një “non-pejper” qysh në nëntor, një bazë nismëtare, që përmban parime të caktuara dhe propozime specifike konkrete. Ata tani janë në tavolinë dhe ne presim që Komisioni i ri në Bruksel, të mund të paraqesë qysh në janar, një propozim konkret, i cili do të marrë parasysh vërejtjet e shteteve të tjera anëtare, në mënyrë që të ketë vendime të përbashkëta diku rreth Samitit të Zagrebit, në maj të vitit të ardhshëm, në bazë të metodologjisë së përditësuar dhe ripërtërirë dhe në bazë të vlerësimit të reformave të kryera në vendet e tanguara. Le të mos flasim për gabime, por për një shans të ri për të filluar në themele të shëndosha. Le të mos harrojmë gjithë atë, që mbetet për ta bërë, së bashku me shtetet e tjera anëtare, në mënyrë që të rimendojmë mënyrën, se si funksionon Bashkimi dhe të mund t’ju pranojmë sa më mire në një sistem funksional.

JPEG

Pyetja numër 5: Duket se ka një mospajtim të madh në BE për çështjet thelbësore, siç dëshmohet nga seria e “non-pejperëve” në periudhën e kaluar. Sipas mendimit tuaj, cilat janë arsyet për këtë?

Konsideroj se dy “non-pejperët” ekzistues, për të cilët jemi në dijeni, e që kanë të bëjnë me metodologjinë e re, kanë ngjashmëri interesante dhe fillimisht reflektojnë një përafrim të mundshëm, sesa që shpërfaqin dallime. Sundimi i së drejtës, si dhe monitorimi i tërë procesit, por edhe angazhimi i përtërirë i vendeve anëtare në rajon, sikurse Strategjia jonë Franceze për Ballkanin, e bërë publike nga presidenti Makron në maj të këtij viti, më pas nevoja për burime shtesë dhe rezultate në terren, janë thelbi, që na tregon se mendimet tona u ndanë gjerësisht nga nëntë shtete anëtare, me të cilat mund të themi se jemi një shembull përfaqësues, siç edhe theksohet në statistikë. E gjithë kjo, si dhe premtimi i Komisionit të ri, i cili është për tu mirëpritur, paralajmëron se do të kemi një rezultat domethënës, të cilin dëshirojmë ta kemi deri në janar.

Pyetja numër 6: A po shkojnë reformat e pritura në Maqedoni në drejtimin e duhur dhe çfarë duhet të bëhet si prioritet, për të marrë një datë urgjente për negociatat?

Në historinë e tij të shkurtër por të pasur, që nga pavarësia e deri më sot, vendi ka kaluar nëpër një numër të madh të etapave: pa dyshim, veçantitë e tij duhet të kuptohen më mirë dhe gjithmonë duhet të ndihmohet, të paktën po aq sa merr kritika, nëse kjo është e nevojshme. Marrëveshja e Prespës ka zhbllokuar një gjendje ngecjeje, në të cilën reformat ishin të ngadalësuara, ndërsa ishin të konstatuara edhe një sërë pengesash dhe madje edhe regrese, kur bëhet fjalë për atë që quhet "shtet i robëruar", siç thuhet edhe në raportin e Komisionit. Ndalimi i këtyre zakoneve dhe praktikave nuk është vetëm një kusht nga ana jonë, por gjithashtu një prioritet për qytetarët e vendit, që ndjehen evropianë dhe duan të jetojnë si evropianë. Na mbetet neve, që t’u sigurojmë atyre një kornizë efektive, ku ata do të mund të vlerësojnë përpjekjet dhe talentet e tyre dhe të na bashkangjiten! Ne do të punojmë për këtë sërish, edhe këtë vit, me nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes me Agjencinë Franceze për Zhvillim, për të cilën qeveria e Francës solli vendim, që ajo të fillojë me aktivitete e saj në Ballkan. Këtu, Agjencia do të përqendrohet në mjedisin jetësor në dhe ndryshimet klimatike. Sa i përket drejtimeve, nëpër të cilët ju duhet të lëvizni, është e qartë se duhet të fillohet me konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të kundrohet një përparim i dukshëm në zbatimin efektiv të normave dhe ligjeve ekzistuese. Dëshmi për një vullnet të tillë do të jetë miratimi i një ligji, me të cilin do të përcaktohet se si do të trajtohen çështjet e Prokurorisë Speciale: kjo është një kërkesë specifike dhe simbolike nga BE-ja, për të vendosur një periudhë të re, ku nuk do të ketë mosndëshkime, e tërë kjo nën shenjën e sundimit të së drejtës. Në këtë kontekst, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbarëvajtura si duhet, në kushte të konsensusit dhe transparencës, do të jenë gjithashtu një aset shtesë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas metodologjisë së re franceze për zgjerim të BE-së, parashikohet që të kërkohet mendim dhe të konsultohen edhe GRECO dhe Komisioni i Venedikut, në lidhje me arritjet e vendit kandidat. Në rastin e Maqedonisë, mosrespektimi eventual ose anashkalimi i rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve, si do të reflektohej në qasjen tonë ndaj BE-së?

Mendimi i Komisionit të Venedikut, nuk duhet të shihet si Shpata e Demokleut, por si një dritë pozitive, ashtu siç edhe e meriton: ai mendim u formulua me kujdes nga ana e juristëve prestigjioz dhe kompetent, me përvojë të gjerë, të udhëhequr mbi të gjitha, nga parimet e larta te respektimit të të drejtave të njeriut dhe funksionimi i shoqërive demokratike. Këshilli i Evropës, me të cilin Komisioni është i lidhur si një organ këshillues, ka si detyrë fisnike, të përfaqësojë ndërgjegjen normative të Evropës. Është në interesin e Maqedonisë së Veriut, si një shtet i ardhshëm anëtar i BE-së, të frymëzohet maksimalisht nga rekomandimet e saj dhe nga to, të vendosë bazat për një konsensus të ri. Kur në një mënyrë të tillë do të tregohet mençuri dhe do të respektohet e drejta, ato do të jenë arsye objektive për të shpërblyer përparimin që po bën vendi. Do të mirëpritet dëshira e shprehur nga të gjitha komunitetet, për të respektuar normat e sundimit të së drejtës. Këtij kriteri, sipas të cilit, respektimi i shtetit të së drejtës është prioritet, i jepet një rëndësi e madhe në “non-pejperin” francez, si dhe në atë të prezantuar nga nëntë shtete anëtare, me qëllim që të rishqyrtohet metodologjia e zgjerimit të Bashkimit. E shohim që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, tashmë po tregojnë respektin e tyre për Komisionin e Venedikut, me dëshirën për të arritur një rezultat, që do të përkojë me mendimin e tij: partitë dhe institucionet në e tanguara në fjalë, do të duhet të nxjerrin të gjitha mësimet pozitive, duke krijuar një kornizë të favorshme për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin demokratik.

JPEG

publie le 15/12/2019

hautdepage