Intervistë dhënë për gazetën "Veçer" [fr] [mk]

Në një intervistë, dhënë për gazetën "Veçer", në numrin e të mërkurës, më 5 dhjetor, ambasadori flet për situatën në Francë, një ditë pas protestave të fundjavës së kaluar

JPEG

Këtyre ditëve, Parisi po përballet me protesta që nuk janë parë më se dhjetë vjet. Është njoftuar se këtë mëngjes kryetari Makron, do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Demonstruesit thonë se ata kanë dalë në rrugë për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve të naftës dhe rënies së standardeve jetësore. A janë këto akuza të sakta? A jetojnë francezët më keq se më parë?

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos në Francë pas sulmeve të vitit 2015, por kjo mundësi nuk po shqyrtohet, edhe pse të gjithë (edhe vetë demonstruesit) ishin të tronditur nga fakti se sa larg shkuan protestat. Qeveria, nga ana e saj, bën dallimin midis "vandalëve", të cilët janë fajtorë për dhunën dhe grabitjet, e të cilët do të ndëshkohen rëndë dhe protestës së qytetarëve, të cilët ushtrojnë të drejtat e tyre legjitime kushtetuese. Njerëzit e shtresës së mesme dhe të lartë u goditën rëndë nga kriza ekonomike e vitit 2008, andaj kryetari Makron u zgjodh pikërisht, për shkak të programit të tij të gjerë të reformave, që synonte kthimin e rritjes dhe konkurrencës. Ai është i angazhuar për tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër, për të cilën kërkohet përshtatje rrënjësore nëpërmjet taksave, që inkurajojnë fillimin e ndryshimeve. Kjo kërkesë, parimisht është pranuar në përgjithësi, por përballet me barriera ekonomike dhe psikologjike. Qeveria hapi diskutimin, i cili duhet të mundësojë që masat e ndërmarra të përshtaten me situatën reale në terren. Nuk duhet të harrojmë, gjithashtu, se pavarësisht fakteve objektive, barazia është thellësisht e gdhendur në moton kombëtare të francezëve.

Një pjesë e mediave franceze kanë raportuar se pas protestave qëndron partia ultra-djathtiste e Marin Lë Pen. Nëse është e vërtetë, a ndodh kjo vetëm për të ndezur atmosferën politike para zgjedhjeve parlamentare evropiane apo ndoshta ka ndonjë kontekst tjetër, një sfond apo një prapaskenë lokale?

Protestat aktuale të tanishme janë një reagim ndaj pakënaqësisë dhe shqetësimit, për të cilën qeveria është në dijeni dhe nuk ka nevojë të kërkohet ndonjë teori konspirative komploti për një fenomen, që lind si rezultat i një shqetësimi të përgjithshëm.

Po spekulohet që në protesta po (keq)përdoret edhe prania e shumë emigrantëve - publiku i ka ende të freskëta kujtimet e rrënimit të kampeve të egra në Kale dhe zjarret e ndezura atëbotë. A mbajnë këto spekulime? Nëse Lë Pen qëndron pas protestave, pse do t`i përdorte emigrantët, duke e ditur qëndrimin e saj kundër qëndrimit të tyre në Francë?

Nuk duhet të përgjithësohen ose të përzihen incidentet e izoluara: protestat përqendrohen në fuqinë blerëse dhe dëshirën e të gjithëve që pesha e reformave duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe që rezultatet e tyre pozitive të punësimit të jenë të dukshme në afat të shkurtër.

A mund që kjo situatë të destabilizojë dhe të shkund pozicionin e Francës, e cila së bashku me Gjermaninë është shtylla kurrizore e Bashkimit Evropian?

Institucionet franceze janë të forta, të qëndrueshme dhe në fakt, të gjitha sondazhet e dëshmojnë këtë. Opinioni publik gjithmonë përpiqet dhe synon ta bëjë Evropën efikase dhe të aftë për të mbrojtur popullsinë, dhe francezët e shohin atë si mburojën më të mirë kundër globalizimit shkatërrues.

Ekzistojnë komente që theksojnë se Franca është njëlloj "Greqie e Perëndimit" – sipas llojit të demonstratave, taksave të rënda të imponuara ndaj tyre, e që supozohet se nuk përdoren për të përmirësuar infrastrukturën dhe jetën e qytetarëve në përgjithësi. A është i mundur të bëhet një krahasim i tillë?

Franca mbetet ekonomia e pestë më e madhe në botë, duke luftuar me një politikë të reformave ambicioze që është edhe qëllimi i saj gjithsesi, e që do t`i mundësojnë asaj të dëshmojë përparësitë e saja të shumta në konkurrencën globale. Është vendi i parë evropian në bazë të numrit të investimeve evropiane, andaj pavarësisht shfaqjeve rastësore, bazat e demografisë, kërkimet, hulumtimet dhe inovacioni mbeten tejet solide dhe të shëndosha. Organizatat e mëdha nuk përshtaten pa përjetuar lëkundje dhe dridhje: rritja e Francës ndodhi në shekullin e kaluar dhe vendi ynë doli nga ai proces edhe më i fortë.

Parisi nuk është vetëm kryeqyteti i Francës, por është njëkohësisht edhe kryeqyteti i kulturës evropiane. Dje në rrjetet sociale, u shfaqën fotografi kinse digjej kopshti i Galerisë “Tileri”. Për fat të mirë, ky ishte një lajm i rremë, por duke i pasur parasysh dëmet që iu shkaktuan Portës Triumfale, si do të mbrojnë autoritetet franceze trashëgiminë kulturore botërore në Paris?

Janë ndërmarrë tashmë masat e posaçme kundër "vandalëve". Duhet pasur kujdes nga lajmet e rreme, veçanërisht nëse ato transmetohen pa ndonjë vërtetësi ose pa ndonjë bazë. Ka pasur dëme, por nuk duhet të harrojmë se "jelekët e verdhë" treguan respekt për varrin e ushtarit të panjohur dhe penguan çdo përdhosje të këtij vendi të rëndësishëm të kujtesës tonë kombëtare.

A kanë një strategji autoritetet franceze për t’i dhënë fund këtij kaosi? A do të negociohet me lëvizjen "jelekët e verdhë" dhe nëse po, cilat kërkesa të tyre i konsideroni të arsyeshme, që qeveria t`i përmbushë ato dhe cilat i konsideroni si të pabaza?

Qeveria ka hapur dialog me të gjitha forcat politike të përfaqësuara në parlament, por ka hapur diskutim edhe me "jelekët e verdhë". Unë jam optimist: ka pasur protesta edhe më parë!

publie le 06/12/2018

hautdepage