Intervistë e Ambasadores Auer dhënë Zhurnalit me datë 23 korrik 2015

Intervistë Ekskluzive: Afera e përgjimeve nxorri në shesh problemet e Maqedonisë

Agjencia e lajmeve Zhurnal zhvilloi një intervistë me Ambasadoren e Republikës së Francës në Maqedoni, Znj. Ambasadore Laurence Auer për situatën politike dhe zhvillimet e fundit në vend. Ajo përgëzon për marrëveshjen e arritur mes katër liderëve politik më 15 korrik duke theksuar rëndësinë për realizimin e së njëjtës. Ambasadorja Auer deklaroi se tashmë kalendari është vendosur dhe se reformat që kërkohen duhet të realizohen.

Sipas saj, Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit bën pjesë në një diskutim që është i vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë, mirëpo nuk ishte një nga elementet e marrëveshjes së 15 korrikut por ajo është qartazi e cekur në marrëveshjen e 2 qershorit në nenin 4.. Ambasadorja franceze në intervistë ka folur edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi jetike për qytetarët e vendit
JPEG
Zhurnal: Zonja, Ambasadore sa jeni e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni, pas incidentit në Kumanovë?

Laurence Auer: Ne ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga ngjarjet e Kumanovës që ndodhi më 9 maj, 2015. Kjo datë për francezët ishte ditë pushimi, por në media ngjallte një frikë të madhe për një ringjallje të një konflikt të ri në Maqedoni. Për mua nuk ka lidhje në mes këtyre dy ngjarjeve, kriza ka filluar shumë më herët edhe atë disa muaj ka zgjatur pasi kur një parti opozitare nuk merr pjesë në Parlament një kohë të gjatë, nënkupton se demokracia nuk funksionon.

Zhurnal: Marrëveshja e arritur më 2 qershor, a pritet t’i japë fund krizës politike?

Laurence Auer: Për ne kjo marrëveshje tashmë nuk quhet e 2 qershorit, por e 15 korrikut pasi në këtë datë mbaruan bisedimet nën patronazh të eurokomesarit Johanes Han. Me rëndësi të madhe është se me këtë marrëveshje është përcaktuar rruga nëpër të cilën duhet të kalon shteti për të ecur drejt Evropës.

Me një fjalë nuk është me rëndësi se kush çka do të bëjë, por me rëndësi është se si do të realizohen reformat që i llogarisim si shumë të rëndësishme me të vetmin qëllim që të kthej Maqedoninë në rrugën evropiane. Me këtë marrëveshje, parashihet të ridefinohet vendi i partive politike dhe institucioneve shtetërore si dhe qëllimet afatgjate të vendit. Kjo do të ndihmoj që të kthehet besimi i qytetarëve tek institucionet e sistemit demokratik.

Dhe, keni të drejtë kur thoni se afera e përgjimeve në Maqedoni zgjati shumë kohë. Mendojmë se përmes emërimit të një prokurori special do të bëhet hetimi i pavarur i materialeve të aferës së përgjimeve.Me këtë do të hetohet se kush i ka bërë ata dhe të gjykohet dhe përmbajtja e tyre.

Nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe duhet të theksoj edhe rolin e madh që e ka Parlamenti i Maqedonisë. Ky institucion ka qenë i mangët për shkak të mungesës së një numri të deputetëve që kanë bojkotuar punën e Parlamentit. Kuvendi duhet të miraton reformat jo vetëm se këto i kërkon Evropa, por se këto janë të dobishme për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim është edhe miratimi i buxhetit, i cili duhet të mbështet nga deputetët. Parlamenti ka rolin mbikëqyrës të të gjitha institucioneve shtetërore.

Zhurnal: Zonja ambasadore çka e pret Maqedoninë nëse nuk i zbaton këto reforma?

Laurence Auer: Kalendari më është i vendosur. Ora ka filluar t’i numërojë minutat me tik-taket e veta dhe fillimisht sfida e parë është me reformat në Kodin Zgjedhor. Reformat kanë afatet e veta të caktuara sipas raportit të Pribes dhe këtu kemi si datë përfundimtare verën.

E para është se duhet t’u qasemi problemeve strukturore përmes një plani tepër ambicioz. Problemet në Maqedoni kanë ekzistuar, por u bënë të dukshme pas publikimit të aferës së përgjimeve. Këto probleme dolën tani në sipërfaqe dhe duhet të zgjidhen.

Ne jemi për pavarësi të gjyqësorit, mediumeve, financimin e partive politike. Këto janë vetëm disa nga problemet të cilat janë të identifikuara dhe duhet të zgjidhen një nga një. Marrëveshja e fundit politike ka një rëndësi të madhe. Askush nuk e vuri në dyshim raportin e Pribes dhe afatin e implementimit të Marrëveshjes së 15 korrikut.

Për shkak se flasim për qëllime afatgjate të vendit. Ajo që është me rëndësi për raportin vjetor të progresit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, se vetë liderët politik të Maqedonisë morën pjesë dhe përgjegjësi për zgjidhjen e krizës politike dhe u obliguan se dëshirojnë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Është shumë me rëndësi që pas kësaj marrëveshjeje sërish zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të përfaqësohen drejtë.

Zhurnal: A jeni optimiste se mund të depolitizohen institucionet në Maqedoni. Gjatë dhjetë viteve të fundit, gjykata, administrata dhe institucionet tjera u politizuan nga VMRO-DPMNE-ja?

Laurence Auer: Nuk do të mund të përgjigjem momentalisht nëse jam optimiste apo pesimiste. Mendoj që me rëndësi të madhe është të zbatohet raporti dhe të bëhen ndryshime. Partitë qeveritare duhet të angazhohen për demokratizimin e institucioneve që të përmbushin obligimet për në rrugën drejtë BE-së. Tani më shumë shpejt më 15 shtator duhet të emërohet prokurori special dhe gjatë kësaj periudhe shumë me rëndësi është që sipas kalendarit që e kanë nënshkruar partitë politike të realizohen reformat.

Konstatimi është shumë i qartë, nëse e marrim si bazë raportin e Pribesë. Ne nuk dëshirojmë të vendosim ultimatum dhe këtë s’e kemi bërë asnjëherë. Mendoj se me marrëveshjen e fundit politike e keni një shans shumë të rëndësishme për vendin, pasi pushteti dhe të gjitha ambasadat i kanë dhënë mbështetje dhe këtë duhet t’a pranojnë drejtë qytetarët e Maqedonisë.

Zhurnal: A ishte rëndë që të arrihet marrëveshja e fundit politike dhe cili ishte roli i partive shqiptare BDI-së dhe PDSH-së?

Laurence Auer: Bashkimi Evropian angazhoi zyrtarët e vet për ndihmuar zgjidhjen e krizës politike në vendin tuaj. Roli i dy partive shqiptare në Maqedoni u përshëndet lartë nga Eurokomesari për zgjerim Johanes Han dhe nga diplomatja Mogerini.

Parashtrohet pyetja se çfarë kanë përfituar partitë shqiptare nga kjo marrëveshje dhe ndërmjetësim. E para, është se ata përfaqësonin interesin e përgjithshëm të vendit dhe më pas interesat partiake. Bisedimet zgjatën shumë, por partitë shqiptare nuk ndryshuan qëndrimin.

Përkrahja e partive politike gjatë bisedimeve nuk ka munguar për të arritur marrëveshjen për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Këta vendosën si prioritet interesin shtetëror, para interesave të tjera që është shumë me rëndësi të madhe. Me këtë mundësohet që të funksionojë Parlamenti. Unë nuk kam të drejtë që të japë këshilla në emër të Këshillit Evropian i cili përgatit raportin vjetor, por mund të them se nuk është mirë që Maqedonia të mos ketë demokraci funksionale.

Zhurnal: Zonja ambasadore, a janë të përfshira kërkesat e partive shqiptare në marrëveshjen e fundit politike në mënyr tekstuale?

Laurence Auer: Me rëndësi të madhe është që institucionet e shtetit të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe të jenë më të forta se partitë politike. Ishte thelbësore që kjo marrëveshje të nënshkruhet.Mirëpo nuk mund t’i vihet barrë më të madhe marrëveshjes politike, se sa atë që mund t’a arrij. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit bën pjesë në një diskutim që është i vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë, mirëpo nuk ishte një nga elementet e marrëveshjes së 15 korrikut por ajo është qartazi e cekur në marrëveshjen e 2 qershorit në nenin 4.

Zhurnal: Përmendët edhe Ju se gjyqësori është jo aq i besueshëm tek qytetarët në vend. Rasti Monstra dhe rastet e ngjashme kanë ngritur reagime të shumta për një gjyqësi selektive?

Laurence Auer: Sidomos për çështjen në sferën e gjyqësorit duhet të punohet shumë. Shumë me rëndësi është që gjykatat të jenë të pavarura dhe larg ndikimit të pushtetit. Me marrëveshjen e fundit bëhet ndarja e pushteteve edhe atë gjykata nga pushteti ekzekutiv. Tash dolën në pah disa gjëra të cilat në Maqedoni duhet të zgjidhen gjithsesi. Gjyqësori në Maqedoni duhet të jetë i pavarur nga politika. Shteti nuk duhet të komentoj vendimet brenda gjykatës dhe apelit, por gjykatësi duhet të jetë transparent me vendimet që i merr përmes kredibilitetit të tij profesional.

Zhurnal: Cili ishte roli i Francës për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni?

Laurence Auer: Të gjitha shtetet anëtare të BE-së me shumë vëmendje e mbikëqyrnin situatën politike në Maqedoni. Ne të gjithë jemi angazhuar që në një afat sa më të shkurtër kohor të gjendet zgjidhje politike dhe t’i jepet fund krizës. Eurokomesari Johanes Han me tre eurodeputetët tjerë u deleguan me mision të qartë që të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. Afera e përgjimeve bëri që situata të ndërlikohet dhe u desh që të ndërmjetësohet. Jemi të kënaqur me rezultatet të cilat i arritëm dhe i falënderojmë liderët politik për guximin që morën me marrëveshjen e fundit e cila ka një ckalendar të saktë për reformat të cilat duhet të bëhen.

Zhurnal: Cila është porosia juaj për liderët politik shqiptarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi?

Laurence Auer: Dy liderët shqiptarë duhet të vazhdojnë të ndihmojnë përpjekjet për integrimin e vendit në rrugën drejt BE-së në Parlamentin e Maqedoniosë duke i angazhuar të gjithë deputetët. Shumë llojshmëria politike duhet të luajë rolin e vet ashtu siç duhet. Si tha edhe përfaqësuaja e lartë e BE-së për politikë të jashtme kërkojmë përgjegjësi politike nga liderët e Maqedonisë. Ne kemi nevojë për partitë shqiptare që të kompletohet porosia e cila përfshihet në marrëveshjen e fundit.

Zhurnal: Cili është bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e ekonomisë, Francës dhe Maqedonisë?

Laurence Auer: Vendi ynë a mundëson kushte të mira për investitorët francez? Një bankë franceze është pjesë e tregut bankar të Maqedonisë. Franca ka shumë ndërmarrje të mëdha të cilët në të ardhmen mundë të bëjm shumë më shumë se nga ajo që është sot. Mund të them se kompanit franceze janë të interesuara dhe kanë kapacitet të madh ekonomik. Nuk janë të intersuara vetëm firmat e brendeve të njohura, por edhe firma tjera që meren me infrastruktur, mjedisin jetësor dhe të ngjajshme. Dallimi mes Austrisë, Francës dhe Gjermanisë sa i përket ekonomisë, është se ndërmarrjet franceze nuk janë të dukshme në treg edhe pse ka ndërrmarje shumë të mëdha .Në fakt mund të bëjnë shumë më shumë. Industria automobilistike franceze është shumë e njohur në botë. Imazhi i prodhimeve të Francës është tepër i fuqishëm.

Zhurnal: Në Maqedoni ka zonë të lira ekonomike, kryeministri Gruevski promovon Maqedoninë për të investituar investitorët e huaj. Pse nuk investohet në zonën e lirë të Tetovës?

Laurence Auer: Në kuadër të projektit investoni në Maqedoni janë mbajtur rot shoë edhe në Francë ku ka marr pjesë edhe kryeministri.Qëlimi i atyre organizimeve ka qenë që të binden investirorët francez për të investuar në Maqedoni. Sa i përket investimeve në Maqedoni këtu ka shumë kushte interesante për ndërrmarjet franceze. Investimet mund të bëhen më të dukshme përmes një ekonomie të mesme. Sa për krahasim. Për të arrit në Francë nga Maqedonia ju duhet të merrni rrugë prej 1600 kilometra. Mirëpo, që të udhëtoni gjithë shtetin francez duhet të kaloni plot 1200 kilometra. Afërsia është edhe një fakt që e justifikon inkiuadrimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në vet hapsirën evropiane. Maqedonia në përgjithësi dhe Tetova në vecanti ka një deficit të madh imazhi. Cilin do qoftë francez ta pyetni për Tetovën, askush nuk do t’a dinte se për cilin qytet bëhet fjalë.Ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.

Zhurnal: Cili është bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e arsimit?

Laurence Auer: Në Universitet e Francës mund të studiohet edhe në anlishtë edhe në gjuhën frenge. Kjo mundësi ka bërë që shumë student të huaj të vijnë për të studiuar në vendin tonë. Programi Erasmus ju mundëson studentëve nga Maqedonia që të vijnë për të studiuar në Francë përmes bursave të ndryshme. Ka shumë të rinj të cilët dëshirojnë të studiojnë në vendin tonë.

Zhurnal: Porosia juaj për lexuesit tanë?

Laurence Auer: Duhet të vazhdohet që të informohet drejtë. Në kohën modern informimi përmes internetit luan një rol të rëndësishëm, qytetarët informohen shpejtë për ndodhitë e ndryshme. Zhurnal në këtë drejtim luan një rol të rëndësishëm duke hapur idetë dhe vizionet për debatet që janë në interes të qytetarëve të vendit.

Linku për intervistën në faqen e Zhurnal

publie le 20/08/2015

hautdepage