Intervistë e Radmilla Shekerinsës dhënë për televizionin francez France 24 [fr] [mk]

Gjatë vizitës së saj në Paris më 29 maj, znj. Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes, dha një intervistë për televizionin francez France 24.

Në pyetjen për gjendjen politike në Maqedoni pas ndryshimit të qeverisë, znj. Shekerinska vuri në dukje miratimin e axhendës evropiane, duke përfshirë reformat strukturore dhe konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Lidhur me mosmarrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi çështjen e emrit dhe hapjen e mundshme të negociatave në qershor në Këshillin Evropian, ajo shprehu optimizmin e saj. Në rast se do të arrihej në një marrëveshje për emrin, zëvendëskryeministrja detajon gjithashtu shanset për një marrëveshje me Greqinë mbi emrin dhe përparimin me mbështetjen e Francës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Gjeni këtu intervistën e plotë të saj 👇

publie le 05/06/2018

hautdepage