Intervistë e senatorit Olivie Kadik për Televizionin "Kanal 5" [fr] [mk]

Përfaqësuesi në Senat i qytetarëve francezë, të cilët jetojnë jashtë Francës (partia e qendrës UDI), senatori z. Olivie Kadik, përfundoi qëndrimin e tij në Shkup, me një intervistë të dhënë të shtunën, më 8 shtator, për Televizionin "Kanal 5". Ai aty flet për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet midis Francës dhe Maqedonisë dhe perspektivat për integrimin në BE.

Ai shprehu shpresën e tij të fortë për një votim racional dhe pozitiv në referendumin e paraparë me datën 30 shtator, një kusht ky që Maqedonia të marrë një hap vendimtar në rrugën e saj europiane. Gjeni në vazhdim intervistën e tij të plotë, ku pasqyrohen të gjitha përshtypjet e tij origjinale, që ai i ka nga vizita në Shkup.

publie le 10/09/2018

hautdepage