Intervistë për MIA [fr] [mk]

Në intervistën e tij, dhënë për agjencinë e lajmeve “MIA”, të mërkurën, më 12 dhjetor, ambasadori shtjelloi çështjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, reformat prioritare të nevojshme për procesin e integrimit të vendit në strukturat evropiane dhe atlantike, si dhe situatën aktuale në Francë, pas demonstratave të "Jelekëve të Verdhë" dhe masave të shpallura nga kryetari i Republikës së Francës

Maqedonia hyri në fazën e tretë dhe përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese. Si e vlerësoni procesin dhe a prisni që të respektohen afatet për zbatimin e saj deri nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm, të cilat janë përfshira në Marrëveshjen e Prespës?

- France mbështet tërësisht miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është zgjidhja më e mirë për të forcuar afrimin midis Athinës dhe Shkupit dhe për të zbatuar hapat e nevojshëm drejt dy qyteteve të Brukselit (BE-së dhe NATO-s). Përshtypja është se procesi është kompletuar nga pala maqedonase. Kjo kërkonte shumë përpjekje, por kjo gjithashtu edhe jep shpresa dhe ne dëshirojmë që kjo të nënkuptojë fillimin e një periudhe të re në historinë tuaj, veçanërisht për stabilizimin e politikës suaj të brendshme. Dhe sapo të kapërcehet kjo fazë e konflikteve, do të arrihet më në fund të vendoset koha e pajtimit bazuar në interesin kombëtar.

JPEG

Stacioni tjetër pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni është ratifikimi i Marrëveshjes në Parlamentin grek. A priten pengesa në Athinë, të cilat mund ta bllokojnë procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës?

- Ju e dini që ka pengesa historike, pengesa që lidhen me identitetin kombëtar që ekzistonte këtu dhe është mjaft e qartë, se të njëjtat pengesa ekzistojnë edhe në anën greke. Kjo na krijon hapësirë që të mendojmë se të dyja palët kanë bërë një kompromis dhe se janë bërë viktimizimet e duhura në aspektin e çështjeve thelbësore, andaj do të duhet të tejkalohen këto pengesa edhe te pala greke. Aktualisht z. Cipras ka shumicën, të paktën ai e thekson këtë, dhe është e rëndësishme që procesi të përfundojë në parlamentin grek.

Po çka nëse nuk kalon Marrëveshja e Prespës në parlamentin grek?

Mendoj se nuk duhet të parashtrojmë një hipotezë të tillë, sepse, sipas mendimit tim, nuk ka asnjë plan rezervë, përpos asaj të gjejmë veten në situate të bllokadës, ku kemi qenë deri më tani, dhe e cila i kushtoi shumë shtrenjtë Maqedonisë, por asgjë Greqisë, e cila në anën tjetër, i ka problemet e saj të brendshme. Ky do të ishte një problem veçanërisht i madh për Maqedoninë. Jeta vazhdon, por mund të vazhdojë në një mënyrë më të mirë, me një rrugë që tashmë është përshkuar, e për të cilën do të duhet kohë. Alternativa tjetër është mbetja të paralizuar në rrugën drejt BE-së. Ky është rreziku më i madh. Por ne nuk duam të mendojmë për atë tezë, sepse janë ndërmarrë hapa të guximshëm nga kryeministrat e të dy vendeve dhe shpresojmë që të dy kuvendet do të kenë sukses në kapjen e momentit historik.

Si i shihni reformat në Maqedoni në fushat prioritare, të cilat duhet të përmbushen, për të marrë nisjen e shumëpritur të negociatave të anëtarësimit në BE në qershor të vitit të ardhshëm? A jemi në rrugën e duhur dhe a ka fusha ku duhet bërë më shumë për t`u siguruar se do të marrim atë që dëshirojmë dhe synojmë?

PNG

- Është e qartë se ne presim që reformat të fillojnë përsëri, sepse ekziston agjenda 18, e cila është vazhdimësi e agjendës 369. Rruga është e qartë dhe e shënuar. Bëhet fjalë për një axhendë ambicioze dhe tani është e nevojshme që në mënyrë efektive të mobilizohen të gjithë në institucione në lidhje me këtë temë. Na ngelet punë e jashtëzakonshme që duhet bërë. Është një punë përgatitore që mbështetet nga BE, në sferën legjislative, por është gjithashtu një çështje e ndërgjegjësimit, që puna e Parlamentit të jetë përkatëse me punën e një institucioni parlamentar evropian. Kjo do të thotë se ka kapacitet të mjaftueshëm besimi, por gjithashtu edhe një interes i përbashkët rreth interesit shtetëror, në mënyrë që askush të mos ndihet i përjashtuar nga procesi, por të jetë pjesë përbërëse e tij. Me këtë edhe shoqëria do t`i bashkohet karvanit të zbatimit të reformave dhe nuk do të kënaqet thjesht duke shënuar fushat përkatëse në një formular, si dhe me të vërtetë do të ketë nevojë që drejtësia të fillojë të punojë në një mjedis tjetër dhe në institucione të caktuara, të cilat janë jetike, si për shembull të themelohet dhe respektohet Komisioni për luftimin e korrupsionit, e jo vetëm të shërbejë si lule dekorative. Nga ana tjetër, ne do të monitorojmë nga afër se si sillen si njëra palë ashtu edhe pala tjetër, sepse ndryshimet nuk duhet të jenë vetëm një zëvendësim, por një ndryshim që do të sjellë një transformim të vërtetë. Kjo është e rëndësishme për disa sektorë dhe fusha të cilat janë vendimtare për vendin. Ka pasur ndryshime të mëdha që ndodhën në fushën e ekonomisë, ka pasur edhe çalime që kanë ndodhur, andaj do të duhet të niset nga një pikënisje e mirë, veçanërisht sistemi ekonomik, i cili ka qenë prej kohësh i lidhur me qeverinë. Asgjë nuk mund të jetë më e shëmtuar, se pamja e krijuar që është vetëm një çështje e "zëvendësimit të ngjyrave", por do të ketë nevojë për një ndryshim strukturor të thellë, një ndryshim të sjelljes. E gjithë kjo do të ndiqet nga afër, kjo parashihet dhe nga agjenda e Pribes, por edhe pritjet janë të mëdha. Prandaj, unë konsideroj se në qershor të vitit të ardhshëm, pikërisht këto gjëra do të vlerësohen - ku jemi me pajtimin në vend, që është pragu politik në vend, por gjithashtu edhe ajo se cilat janë sjelljet, veçanërisht në fushën ekonomike.

A jeni optimist se do të fillojmë me negociatat?

- Punët janë në duart tuaja, e jo në duart e mia.

Pas krizës me protestat e lëvizjes së "jelekëve të verdhë", kryetari francez Emanuel Makron, dje i`u drejtua popullit dhe paraqiti një sërë masash, si përgjigje ndaj kërkesave të tyre. Sindikata doli me një qëndrim se ishte pjesërisht i kënaqur me masat e propozuara dhe njoftoi të premten protesta të reja të "jelekëve të verdhë". Më pas pasuan edhe pyetjet nga BE-ja, në lidhje me mënyrën se si do të ndikojnë masat në buxhetin e vendit. Cilat janë pritjet për zhvillimin e mëtejshëm të situatës në vend?

- Kryetari i`u drejtua popullit për t’iu përgjigjur një kërkese që është aktuale dhe me të cilën janë të prekur të gjithë qytetarët dhe standardi i tyre jetësor. Ai e filloi fjalimin e tij duke thënë se qeveria nuk do të zbatonte ngritjen e tarifave të derivateve të naftës, e cila ndikoi në nisjen e revoltës te francezët. Kryetari shkoi edhe më tej, sepse fillimisht dëshmoi që i dëgjon kërkesat e të gjithë atyre që protestojnë dhe kjo është si rezultat i reflektimit të reformës ambicioze, e cila nisi 18 muaj më parë në të gjitha fushat. Ai dëshiron t`i japë përgjigje disa kërkesave strukturore për rimbursimin e parave që i kanë humbur ata njerëz, pavarësisht nëse bëhet fjalë për njerëz me paga të ulëta ose për pensionistët. Kjo nënkupton një përgjigje të menjëhershme ndaj një kërkese të veçantë me një efekt ekonomik, që do të hyjë shpejt në fuqi.
Por ai hapi edhe mendime, respektivisht një debat të vërtetë për tërë shoqërinë franceze, i cili do të hapet gjatë tre muajve të ardhshëm, në të cilin do të marrin pjesë dhe "jelekët e verdhë", sindikatat dhe partitë politike, për të reflektuar mbi transformimin e madh, për të cilën edhe u zgjodh kryetar i Francës. Ai u zgjodh si rezultat i dëshirës për t’i dhënë fund sundimit të partive klasike, të cilat e kishin të vështirë t`i kryenin reformat. Ne e dimë se sa e vështirë është reformimi i shoqërisë, sa e vështirë është që fjalët të shndërrohen në vepra. Tani bëhet fjalë për një mendim publik, sidomos për tranzicionin ekologjik që ka një çmim të caktuar, e ai çmim ishte nënvlerësuar gjatë kohë te masat e gjera popullore ose te klasa e mesme në shoqëri. Cilat do të jenë kompensimet e mundshme që në njërën anë të realizohet ai transformim, që është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe të ardhmen e planetit tonë.
Këto tre muaj të negociatave do të jenë shumë të rëndësishme, dhe siç e theksoi kryetari i shtetit, do të ketë një rishikim të ngjarjeve para dhe pas. Përgjigjja ka gjasa të jetë e pjesshme për të gjitha kërkesat, sepse çështjet thelbësore do të ngrihen gjatë tre muajve të ardhshëm. Dhe këtu Sindikata dhe forcat e tjera përfaqësuese do të duhet të përpiqen të japin përgjigje thelbësore. Sepse nuk bëhet fjalë për një krizë apo revoltë të vogël. Gjatë gjithë historisë së Francës, ne kemi pasur ngjarje të tilla, por tani është fjala për një transformim të vërtetë të shoqërisë sonë dhe pikërisht për këtë arsye u zgjodh kryetari ynë. Por ai, gjasme, mund të ketë hasur në bërthamën më të fortë dhe nuk mund ta devijojë i vetëm këtë bërthamë, por duhet ta bëjë atë së bashku me të gjithë shoqërinë.
Çfarë do të thotë kjo për Evropën? Llogaritë e para nuk janë përfundimtare, por ende mbetemi në kufirin e lejuar, sepse reformat, të cilat u implementuan 18 muajt e fundit, mundësuan uljen e deficitit dhe qeveria jonë tani ka hapësirë manovruese prej tre për qind, e cila është realiste. E nëse më pas do të jemi pak më lart ose pak më poshtë, nuk i kam llogaritjet e sakta. Sot, kryeministri duhet t`i shpallë llogaritjet e sakta. Ne gjithashtu kemi një hapësirë të vogël manovrimi, sepse do të vihen në dispozicion kredi të posaçme për rimbursimin e ndërmarrjeve, që do t’i ndihmojnë ata të investojnë. Ajo do të jetë një ndihmë e shkurtër, vetëm një herë, nuk bëhet fjalë këtu për një deficit strukturor dhe nga kjo pikëpamje Brukseli në përgjithësi pranon të diskutojë për çështje të tilla, sepse bëhet fjalë për diçka që është me të vërtetë reale. Por, andaj ekzistojnë negociatat, të cilat janë në vijim e sipër.

JPEG

A do të ndikojnë masat e prezantuara në zgjatjen e reformave të parapara në planin e kryetarit Makron?

- Ajo që kam kuptuar nga fjalimi i kryetarit Makron, është se ai i mbetet besnik programit, mbi të cilin u zgjodh, a jo nënkupton se nga njëra anë duhet të liberalizohen gjërat, por nga ana tjetër edhe duhen mbrojtur. Çështja tjetër, mbrojtja, sot kërkon një interes shumë të fortë dhe ai personalisht e ka kuptuar se shpejtësia me të cilën janë kryer punët ka krijuar shqetësim, humbje dhe rënie të fuqisë blerëse të popullsisë, të cilat ende nuk janë kompensuar me investime të caktuara, e të cilat ai i liberalizoi. E tani basti i radhës dhe aksioni i ardhshëm është si vijon - çmimi i liberalizimit duhet të sjellë investime, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e fuqisë blerëse. Por e gjithë kjo kërkon kohë. Kjo është arsyeja pse ai është zgjidhur për një mandat pesë vjeçar. Pas 18 muajsh, pas një krize të tillë fëmijërore, fillimisht filluam me zbatimin e reformave krejtësisht normale në një vend si Franca, e cila nuk është e lehtë për t`u qeverisur, e cila ndoshta përballet me një problem 30-40 vjecar, të cilat problem shpesh janë fshehur nën rrogoz, dhe me gjitha gabimet që vetë i pranoi publikisht dje, kryetari nuk është një figurë, që dëshiron t`i fshehë gjërat në sirtarë dhe të punojë nën rrogoz.

publie le 15/12/2018

hautdepage