Të martën, më 4 shkurt, ambasadori dha një intervistë për kanalin televiziv "Telma". Ai aty adreson çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të vendit, përmes metodologjisë së re franceze, në lidhje me procesin e zgjerimit.
“Reformat parësore duhet të shkojnë paralelisht me afrimin e vendit me BE-në”, u shpreh ambasadori, duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe miratimin e ligjit për Prokurorinë para shpërndarjes së Kuvendit.