Intervistë për portalin "Naslov" (shq. Titulli), me Sllobodan Tomiq [fr] [mk]

Të shtunën, më 23 mars, ambasadori i`u përgjigj pyetjeve të parashtruara nga gazetari, Sllobodan Tomiç. Intervista u përqendrua në sfidat e reja të brendshme dhe të jashtme, me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut, që nga përfundimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe në procesin e pranimit dhe mbështetjes nga ana e Francës për integrimin e saj evropian dhe atë atlantik.

1. Shkëlqesia Juaj, jeni ambasador i Francës në vend, për pothuajse tre vjet të mandatit tuaj. Kjo periudhë është shënuar nga shumë ngjarje domethënëse, duke filluar nga ngjarjet e 27 prillit 2017.

Këto tre vite, në fakt janë shënuar me ndryshime të mëdha, përgjithësisht gjykuar si pozitive, sipas partnerëve evropianë dhe Aleancës Atlantike. Secili me shpresë plot thekson se, Marrëveshja e Prespës, shënon një hap drejt pajtimit rajonal dhe rifillimit të integrimit evropian dhe atlantik të vendit dhe të rajonit. Në lidhje me ato ngjarje, ajo ishte një ditë e trishtuar për vendin tuaj, me një shpërthim të dhunës, me ndërhyrjen e njerëzve të armatosur dhe të maskuar në Kuvend. Pamjet e tilla tronditën botën: një deputete, e cila u kap dhe u tërhoq zvarrë për flokë, kryetari i opozitës me një fytyrë të përgjakshme, një udhëheqës i një partie u godit në kokë. Asnjë manovër politike nuk e justifikon këtë vrundullim dhe shfaqje të furishme të dhunës.

JPEG

2. Çfarë mendoni për Marrëveshjen e Prespës? Vallë, nëse kjo marrëveshje do të nënshkruhej nga qeveria e mëparshme, a do të dilnin bombat apo a do të krijohej Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS)?

Pas aq shumë vitesh, situata dukej e pazgjidhshme dhe e pashpresë. Duheshte përfshirje shumë e madhe e përgjegjësve politikë, për ta ndërmarrë këtë hap. Për të dy opinionet publike, ky hap përmban në vete sakrifica dhe kompromise, që nuk ishin aspak të natyrshme. Ishte një çmim, që duhej të paguhej, për të hequr pengesën, e cila ndalonte çdo përparim drejt Brukselit dhe hidhte një hije në përparimin ekonomik dhe politik të rajonit.
Të dy gjërat janë të ndryshme dhe nuk i përkasin logjikës së njëjtë. Nuk janë marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës, që kanë çuar, sipas njohurive të mia, në përgjimet e të ashtuquajturave "bomba" dhe në shfaqjen e tyre.

3. Në lidhje me Prokurorinë Speciale, ju keni deklaruar se "kjo dosje ndoshta do të duhej të mbyllet. "Pse?

Nuk mund të shpresojmë në asgjë tjetër, përpos në integrimin e institucionit në një sistem normal gjyqësor, duke ruajtur aftësinë e tij, për të luftuar korrupsionin e së kaluarës, e posaçërisht atë të tanishmin.

JPEG

4. Cilat janë pasojat nga ndryshimi i emrit të shtetit të Maqedonisë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut?

Nuk shohim ndonjë problem të ri, të hapur nga kjo Marrëveshje, e cila përkundrazi, hap perspektiva të shkëlqyera për marrëdhëniet me Greqinë dhe jep një shembull për normalizime të tjera. Këto lloje të marrëveshjeve do të mundësojnë ndryshimin e perceptimit mbi rajonin, si një laborator i konflikteve, duke e shndërruar atë një zonë paqeje dhe hapësirë të shkëmbimeve. Ky është edhe kuptimi i planit të lidhjes, i zhvilluar nga Bashkimi Evropian majin e kaluar. Që sheston lidhje, bashkim dhe pajtim.
Kombi, gjuha janë çështje të zemrës dhe shpirtit dhe nuk bëhet fjalë për flakjen e tyre. Nuk kam vërejtur, e as ndjerë, se emri i ri në thelb mund të ndryshojë diçka, edhe nëse investimi i shumë vetave syresh, në të dyja anët, në lidhje me çështjen e emrit, krijonte ndjenjën e disfatës. Ishte e pashmangshme, por nëse një identitet është i vërtetë dhe i fortë, ai nuk varet nga emërtimet administrative. Do të duhet kohë, që të ndërtohet perceptimi i një historie të përbashkët, ku njëri nuk përjashton tjetrin. Kjo do të jetë një detyrë për historianët dhe intelektualët, pra t`i japin kuptim kësaj historie në rrëfimin e madh të larmisë ballkanike, e cila është pjesë përbërëse e historisë evropiane.

5. Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, kreu i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis, paralajmëroi veton greke për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të gjitha fazat e procesit të negociatave për pranimi në BE. Cili është komenti juaj?

Ai gjithashtu e ka pranuar se Marrëveshja tani është e përfshirë në të drejtën ndërkombëtare, pra është një realitet. Procesi i negociatave evropiane është një tjetër gjë, por çështja e emrit nuk duhet të rihapet në këtë rast, sipas parimit "pacta sunt servanda" (shq. Marrëveshja duhet të ruhet), parim ky, bazë në të drejtën ndërkombëtare.

JPEG

6. Cili është mendimi juaj për Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit, të nënshkruar me Bullgarinë?

Bullgaria edhe më tej, sipas pikëpamjes sonë, është një mbështetëse e Maqedonisë së Veriut, në rrugën e saj evropiane, ashtu siç ishte edhe gjatë presidencës së saj me Bashkimin, vitin e kaluar. Përafrimi midis Sofjes dhe Shkupit, duket se po zhvillohet në një klimë të favorshme dhe ideja për një histori të përbashkët, në vend të një historie të ngarkuar me grindje dhe zënka, është një sinjal tjetër i mirë për rajonin.

7. A mund të kontestohet shtetësia e Maqedonisë së Veriut?

Shteti Maqedonia e Veriut, anëtare e Aleancës Atlantike, tani e tutje në mirëkuptim të plotë me të gjithë fqinjët e saj dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian, është për ne garancia më e mirë për paqe. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë, njoftoi të martën, më 19 mars, se Federata Ruse e njihte Maqedoninë me emërtimin e ri "Republika e Maqedonisë së Veriut".

8. Çfarë mendoni për marrëdhëniet midis partive politike të koalicionit qeverisës dhe për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?

Së pari duam një parlament funksional, ku do të diskutohen dhe votohen ligjet, në interesin kombëtar dhe ku do të përmbushet axhenda, që do të mundësojë përshpejtimin e integrimit evropian. Është në dorën e partive dhe përfaqësuesve të zgjedhur, që të mbrojnë këtë interes kombëtar, si dhe të vendosin nëse zgjedhjet mund ta çojnë përpara këtë axhendë. Energjia e tyre duhet të orientohet drejt një pune serioze të legjislativit, pa nxitim, domethënë me diskutime, ndryshime dhe miratime të ligjeve, të cilat mundësojnë konsensus, pa shantazhe apo manipulime. Është veçanërisht domethënës rasti për reformimin e shërbimeve të sigurisë dhe të inteligjencës, që duhet të jetë tejet i besueshëm, duke marrë parasysh të kaluarën dhe kulturën politike të vendit. Për të arritur deri te marrja e datës për hapje të negociatave, do të vlerësohet cilësia dhe efektiviteti, e jo vetëm sasia.

JPEG

9. Në një ndejë mëngjesi, duke ngrënë kafjall në Bruksel, në prani të ministrave nga Maqedonia, z. Dimitrov dhe z. Osmani, është paralajmëruar dhe përmendur se pozicionet e Parisit dhe Amsterdamit ishin tejet të qarta: është e nevojshme të kryhen reformat prioritare, para marrjes së datës për hapje të negociatave me BE-në. Cili është komenti juaj?

Franca po pret raportin e Komisionit, i planifikuar për në fund të majit, që do të bëjë të mundur vlerësimin e përparimit të bërë, në fushat që ndërlidhen me korrupsionin, drejtësinë, shërbimet sekrete dhe departizimin e administratës. Nuk ka asnjë arsye për të paragjykuar vendimin, që do të merret së bashku nga 27 shtetet anëtare. Ka ende kohë për të votuar ligjet e vonuara, në bashkëpunim me opozitën, për të pasur shumicën e nevojshme. Gjëja esenciale është se dinamika e reformave po vazhdon me këmbëngulje, për të mundësuar ardhjen e momentit për hapje të negociatave, në një klimë politike paqësore. Mbarëvajtja e duhur e zgjedhjeve presidenciale, pa manipulime apo keqbesime, do të ishte një element pozitiv, në vlerësimin e përparimit objektiv të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, jo vetëm në tekste, por edhe në terrenin e demokracisë së vërtetë.


10. Cila është porosia e juaj për në fund ?

Bashkim dhe efikasitet rreth reformave, që priten nga qytetarët, e që kanë për synim një drejtësi të paanshme, administratë të depolitizuar, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e lirive.

publie le 26/03/2019

hautdepage