Izrael- Territoret palestineze - Deklarata e Zhan- Iv Lë Drian, Ministër i Evropës dhe i Punëve të Jashtme (Më 14 maj 2018) [fr] [mk]

Përderisa tensionet në terren janë duke u rritur, siç dëshmohet edhe nga incidentet serioze që kanë ndodhur rishtazi në Rripin e Gazës në javët e fundit, Franca u bën thirrje të gjithë aktorëve që të tregojnë përgjegjësi për të parandaluar një përshkallëzim të ri.

PNG
Pas disa javësh shfaqjeje të dhunës dhe përballë numrit gjithnjë e më të madh të viktimave palestineze në Rripin e Gazës, Franca i bën përsëri thirrje autoriteteve izraelite të tregojnë maturi dhe përmbajtje në përdorimin e forcës, e cila duhet të jetë proporcionale. Ajo rikujton detyrën e mbrojtes së civilëve, sidomos të të miturve, dhe të drejtën e palestinezëve për të demonstruar në mënyrë paqësore.

Urgjentisht duhet të rikrijohen kushtet e nevojshme për kërkimin e një zgjidhjeje politike, në një kontekst rajonal, tashmë i mbërthyer nga tensione të forta dhe të larta.

Franca nuk e pranon vendimin e SHBA-ve për të transferuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem, mu ashtu siç edhe e ka theksuar dhe përsëritur në vazhdimësi edhe kryetari i Republikës. Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në veçanti në mospajtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

E drejta ndërkombëtare është e qartë për statusin e Jerusalemit. Ai duhet të përcaktohet në kuadrin e negociatave, si të gjitha parametrave të miratuara ndërkombëtarisht, për të arritur drejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, që do të thotë dy shtete, që do jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri, duke pasur si njëri, ashtu edhe tjetri Jerusalemin si kryeqytet. Kjo është ajo që e potencon e drejta dhe ky është edhe kuptimi i përpjekjeve tona për paqen në Lindjen e Mesme.

publie le 16/05/2018

hautdepage