Kaloi në amshim znj. Borka Paviçeviq, drejtoreshë e Qendrës për Dekontaminim Kulturor në Beograd [fr] [mk]

Mësuam me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të mikeshës sonë, Borka Paviçeviq, drejtoreshë e Qendrës për Dekontaminim Kulturor në Beograd, Kalorëse e Legjionit të Nderit të Republikës së Francës, një figurë e madhe në jetën kulturore të këtij rajoni dhe bartëse e vlerave evropiane gjatë periudhës së konflikteve që kapluan ish-Jugosllavinë.

Ngushëllime të thella familjes dhe miqve të saj. Do të përpiqemi të bartim dhe përçojmë mesazhin e saj të pajtimit dhe të respektit për kulturat e ndryshme, në shërbim të një hapësire të vërtetë evropiane të paqes dhe barazisë, ku Maqedonia e Veriut duhet të luajë një rol shembullor.

JPEG

publie le 02/07/2019

hautdepage