Ke D`Orsej (MPJ e Francës)- Brifingu i zëdhënëses me gazetarët (më 29 maj 2020), Bisedë telefonike e znj. Ameli Dë Monshalen me z. Nikolla Dimitrov [fr] [mk]

Ameli Dë Monshalen, sekretare e shtetit e ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, e ngarkuar për çështjet evropiane, në 28 maj 2020, zhvilloi një bisedë telefonike me z. Nikolla Dimitrov, ministër për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut.

Zonja Ameli Dë Monshalen dhe Z. Nikola Dimitrov biseduan për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, pas vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe pas miratimit të reformës së procedurës së zgjerimit, për ta bërë atë më kërkuese, më të besueshme dhe më reversibile.
Në këtë kontekst, sekretarja e shtetit rikujtoi rëndësinë e vazhdimit të reformave në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, mandej pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Gjatë bisedës gjithashtu u diskutua edhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Sa i përket marrëdhënieve bilaterale midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut, znj. Dë Monshalen dhe z. Dimitrov shprehën dëshirën dhe uruan për një përfundim të shpejtë të marrëveshjes, e cila përcakton kushtet e veprimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

JPEG

publie le 30/05/2020

hautdepage