Kërkime shkencore të përbashkëta [fr] [mk]

Më 24 janar, z. Taki Fiti, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, priti ambasadorin e Francës.

Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar për bashkëpunimin intelektual franko-maqedonas në perspektivën e një vizite të ardhshme të sekretarit të përhershëm të Akademisë Franceze të Shkencave, znj. Katrin Breshinjak. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mundësitë e rinisjes së bashkëpunimit shkencor midis Francës dhe Maqedonisë, përmes partneriteteve të reja ndërmjet laboratorëve dhe qendrave kërkimore të të dy vendeve.

publie le 31/01/2018

hautdepage