Koncert gala, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Maqedonisë [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për Kulturë, vizitoi Operën dhe Baletin e Maqedonisë, si dhe u takua me z. Qazim Asotiq, drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni, ku janë të vendosura disa ansamble të përhershme.

JPEG
Në takim u bisedua, para se gjithash, rreth organizimit të një koncerti gala, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Maqedonisë, i planifikuar për të hënën, më 12 qershor 2018, me pjesëmarrjen e dy këngëtarëve të shquar, Elena Golomeova, soprano maqedonase, e cila jeton dhe vepron në Nicë dhe baritonit Zhak Greg-Belobo, i cili ka performuar në shtëpitë më të njohura të operës në botë.

Z. Asotiq ofroi mbështetjen e tij të plotë për projektin e këtij koncerti, në kuadër të të cilit do të performojnë dy këngëtarët më të njohur të Orkestrës së Operës së Maqedonisë. Z. Asotiq gjithashtu shprehu edhe gatishmërinë e tij, për të forcuar bashkëpunimin me ambasadën dhe Institutin Francez, si dhe për të hapur dyert e institucionit të tij për shkëmbime ndërkombëtare. Ai shprehu edhe dëshirën e tij për të realizuar një vizitë pune në Francë, në kontekstin e politikës së promovimit ndërkombëtar të Operas dhe Baletit të Maqedonisë.

publie le 09/05/2018

hautdepage