Koncert i dy muzikanteve nga Maqedonia në Katedralen Amerikane në Paris [fr] [mk]

Në kuadër të repertoarit javor muzikor të të dielave të Katedrales Amerikane në Paris, orët e pasdites së 2 shtatorit, duke filluar nga ora 15:00, janë të rezervuara për koncertin e violinistes Eva Bogoevska dhe pianistes Vesna Angelova Hristov

Në program përfshihen: Sonata nr. 5 për Violinë e Ludvig van Betovenit, Op.24 (Pranvera), Volfgang Amadeus Mozart –Sonata për Violinë KV 301, G-dur dhe Kamij Sen Sans –Hyrje dhe Rondo Capriçiozo, op.28.

Në cilësinë e fitueses së çmimit të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike në San Petersburg (2014), mandej çmimit “Grand Prix” të Festivalit ndërkombëtar të Artit dhe Kulturës Klasike në Jerusalem (2016), dhe çmimit të Parë të Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike në Nju Jork, Eva Bogoevska është anëtare e orkestrës “FAME`S Film Orchestra” nga Shkupi, ku që nga viti 2017 bën muzikë për filma. Pianistja maqedonase Vesna Angelova Hristov, anëtare e Orkestrës Filharmonike të Maqedonisë, ka relizuar shumë performime në Francë, Bullgari, në Turqi, në Republikën Çeke dhe në Serbi.

publie le 10/09/2018

hautdepage