Konferencë mbi aktivitetet e Avokaturës së Shtetit [fr] [mk]

Më 17 prill, ambasadori, së bashku me avokatin e shtetit z. Fehmi Stafa, hapi konferencën e organizuar nga Instituti i Kërkimeve Juridike, Ekonomike dhe Arsimore "Juridika Prima" mbi veprimtarinë e avokaturës së shtetit.

Me këtë rast, ambasadori përsëriti rëndësinë e përshpejtimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve (kontesteve) pronësore dhe përparimit në këtë fushë, pavarësisht nga të gjitha presionet e mundshme, e më pas ai vuri theksin në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, kundër interesave të fituara pa arsyetim, përfshirë këtu edhe ato përmes rrugëve kriminale, si një përparësi në rrugën drejt integrimit evropian. Me këtë rast, ai vlerësoi vendosmërinë dhe guximin personal të avokatit të shtetit.

publie le 23/04/2019

hautdepage