Konferencë në Universitetin e Manastirit: "Bashkimi Evropian në vitin 2018: perspektivat e reja" [fr] [mk]

Më 4 maj, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Manastirit u mbajt konferenca me titull "Bashkimi Evropian në vitin 2018: perspektivat e reja".

Të premten më 4 maj, me ftesë të Konsullit të Nderit të Francës në Manastir, zonjës Kaliopa Stilinoviç dhe në prani të drejtoreshës së Aleancës Franceze të Manastirit, zonjës Karolin Potel-Zlatevska, Fransua Lafon, ekspert i Agjencisë “Ekspertizë Francë”, i caktuar në kabinetin e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, mbajti një ligjëratë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Manastirit me temën "Bashkimi Evropian në vitin 2018: perspektivat e reja".

Z. Fransua Lafon shtjelloi çështjet kryesore që kushtëzojnë evolucionin aktual të Bashkimit Evropian. Roli aktual dhe i ardhshëm i koordinimit të Sekretariatit të Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane u qartësua gjithashtu në funksion të perspektivës së trajektores së rinovuar evropiane të këtij shteti.

publie le 11/05/2018

hautdepage