Konferencë shtypi gjatë Samitit joformal me udhëheqësit e shteteve të Ballkanit perëndimor [fr] [mk]

JPEG
Video nga konferenca për shtyp e Fransua Ollandit, Kryetar i Republikës franceze dhe Borut Pahor, Kryetar i Republikës së Slovenisë me 25 korrik 2013 është në dispozicion. në sajtin e internetit të pallatit të Elizesë.

Pasojnë pjesë të verbatimit të konferencës për shtyp:

Pyetje:Maqedonia ka kërkuar ndihmë për të rregulluar çështjen e emrit gjatë këtij takimi, siç është rasti në mes Prishtinës dhe Beogradit apo në mes Ljubljanës dhe Zagrebit. A jeni të gatshëm të jepni mbështetjen tuaj për të zgjidhur këtë konflikt? Dhe gjithashtu evokuat Samitin e dhjetorit lidhur me këtë çështje? Meqë gjatë muajit të qershorit, nuk u përmend fare çështja e emrit ku akoma ngel statusi kuo.

Fransua Olland: Në muajin e qershorit, ishte Serbia preokupimi kryesor, sidomos pasi që atë ditë kishim uruar Kryeministrin e Kroacisë që ishte prezent në Këshillin evropian, për suksesin që kishte në proçesin e adherimit.

Mbi Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, përkujtova se Franca është e disponuar të kërkojë zgjidhje falë kualitetit të marrëdhënieve që kemi me Greqinë. Është e vërtetë se çështja e emrit bllokon për momentin proçesin dhe se ne nuk mund të mbetemi me kaq. Franca është e gatshme të luajë edhe në këtë çështje, rolin e saj për të favorizuar një mirëkuptim për këtë temë e cila tashmë – nëse mund ta them kështu – ndërlikon proçesin për shumë gjatë kohë.

publie le 20/08/2013

hautdepage