Konstruksion i reformuar evropian për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor [fr] [mk]

I pyetur rreth fushëveprimit të këtij rekomandimi, ai tha se raporti ishte një "inkurajim i madh". Megjithatë, për të konfirmuar progresin e bërë, reformat duhet të ndiqen në fusha të rëndësishme të aderimit, të tilla si: depolitizimi i administratës dhe lufta kundër korrupsionit. Lidhur me vërejtjet e bëra nga kryetari i Republikës Makron para Parlamentit Evropian më 17 prill në lidhje me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, ambasadori rikujtoi koherencën e vizionit francez, të shprehur që nga shtatori i vitit 2017, gjatë fjalimit të Sorbonës, sipas tëcilit BE-ja ka nevojë që para çdo zgjerimi me anëtarë të rinj, të mundësojë një kornizë të brendshme të reformuar dhe të detajuar, e cila do t`i mundësonte shteteve të reja anëtare të pranohen në mënyrën më të mire të mundshme.

Z. Timonie, komenti juaj mbi rekomandimin e pakushtëzuar të fundit që ka marrë Maqedonia nga ana e Komisionit Evropian? Në cilat fusha prioritare duhet të punojë Maqedonia në të ardhmen?

Bëhet fjalë për një inkurajim të shkëlqyeshëm të të gjithë atyre të cilët punuan në vazhdimësi që nga viti 2005, që nga marrja e rekomandimit të parë për të shpjerë vendin në rrugën drejt BE-së. Është gjithashtu edhe një mirënjohje për angazhimin mbresëlënës të kësaj qeverie dhe ekipeve të saj, për të marrë përsëri atë rrugë pas një periudhe të ngecjes. Ne nuk dyshuam kurrë dhe nuk kemi asnjë dyshim për rezultatin përfundimtar. Por, le të mos harxhojmë më tepër kohë. Të rinjtë nga Maqedonia po presin. Këtu ekziston një shpresë e re që është e njëjtë me atë në vendin tonë për një Evropë të ripërtërirë dhe efikase, e aftë t`i përgjigjet sfidave në një botë, e cila po kalon në një fazë të ridefinimit. Vendosja e një shteti të vërtetë ligjor (shteti të së drejtës), një gjyqësori të denjë për emrin dhe funksionalitetin e Kuvendit, është dëshmi e zbatimit të ligjeve të miratuara të reformave. Depolitizimi i administratës dhe lufta kundër korrupsionit janë kriteret kryesore për vlerësimin e hapave të parë dhe arritjen e progresit të përbashkët.

PNG

A do të dëshironit të shpjegoni deklaratën e kryetarit Makron se BE-ja nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj, përderisa të thellohet integrimi i saj dhe përderisa BE-ja nuk aplikon reformat e brendshme?

Kryetari Makron gjatë fjalimit të tij kushtuar Evropës, të mbajtur në Sorbonë në shtator të vitit 2017, konfirmoi qartë dëshirën e tij që vendet e Ballkanit Perëndimor t`i bashkohen ndërtimit të rinovuar evropian. Përkushtimi i njëjtë u përsërit solemnisht edhe në Strasburg, përpara deputetëve evropianë. Megjithatë, ky integrim do të kishte një kuptim të vërtetë dhe efektiv vetëm brenda kuadrit të një Unioni, funksionimi i të cilit do të bëhet më efektiv në kulmin e sfidave të reja të globalizimit. Përpjekjet e mëdha që kërkohen nga vendet dhe kombet në vendet e Ballkanit Perëndimor, do t’u mundësojnë atyre anëtarësim në një organizatë më funksionale, e jo në një konglomerat zhgënjyes. Ne jemi për zgjerim, por jo për fryrje.

Pas këtij raporti, a ka optimizëm që Maqedonia të marr një datë në qershor për hapjen e negociatave, si dhe a është kjo e lidhur në një mënyrë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin?

Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e të dy vendeve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Vlerësojmë përpjekjet e bëra nga dy kryeministrat dhe shpresojmë sinqerisht që me vizionin e tyre prej shtetarësh të vërtetë do të tejkalohen edhe vështirësitë e fundit. Ky është edhe mesazhi i ministrit tonë për Evropë dhe Punë të Jashtme, z. Zhan-Iv Lë Drian, drejtuar homologut të tij nga Maqedonia, z. Nikola Dimitrov, gjatë takimit të tyre të mbajtur më 4 prill të këtij viti.

publie le 19/04/2018

hautdepage