Kontributi i Hebrenjve Sefardikë në Ballkanin Perëndimor [fr] [mk]

Ambasadori mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, të organizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në hapjen e ekspozitës "Bota e humbur e hebrenjve sefardikë të Ballkanit Perëndimor" me rastin e 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit.

Franca ka lidhje të veçanta me komunitetet sefardike të Ballkanit, nëpërmjet aksioneve të Aleancës Universale izraelite dhe Misionit laik, të cilët kanë kontribuar fuqishëm në modernizimin e këtyre komuniteteve. Këto i kanë dhënë një kontribut të madh edhe Francës, duke përfshirë Patrik Modianon me Çmimin Nobel në Letërsi, Edgar Moren, anëtar nderi i Akademisë së Maqedonisë, ose Danilo Kish, përkthyes i shkrimtarit francez Bodler dhe autorëve të tjerë francezë në gjuhën serbo-kroate.

publie le 31/01/2018

hautdepage