Kremtimi dhe shënimi i Traktatit të Elizesë [fr] [mk]

Festimi tradicional franko-gjerman i Traktatit të Elizesë, u mbajt këtë vit në Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik "Loja", në qytetin e Tetovës.

JPEG - 67.8 ko

Publiku kishte rastin të merrte pjesë në shfaqjen e filmit franko-gjerman "Transit" nga Kristian Petzold (2018), pasuar nga një debat mbi Traktatin e ri të miqësisë franko-gjermane, nënshkruar më 22 janar në Aix La Chapelle (shq. Eks La Shapel), në kontekstin e sfidave të rajonit.

JPEG - 51.9 ko

Dy ambasadorët hapën shfaqjen përpara një numri të madh të publikut, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, duke theksuar se të dy vendet, pas fazës së pajtimit, po hyjnë në një fazë të re të miqësisë dhe bashkëpunimit, gjegjësisht në atë të konvergjencës.

JPEG - 94.7 ko

Shfaqja e filmit u pasua nga një debat me pjesëmarrjen e profesoreshës Maja Muhiç, mandej të këshilltarit të kryeministrit për kulturë z. Robert Alagjozovski, si dhe të profesorit dhe ish-ambasadorit, z. Enver Abdullahu. Folësit nënvizuan vlerën shembullore dhe akoma aktuale të impulsit franko-gjerman, për integrimin evropian të rajonit.

JPEG - 69.7 ko

publie le 29/01/2019

hautdepage