Kremtimi i ditës së policisë në Shtip [fr] [mk]

Më 6 maj 2018, atasheu për Sigurinë e brendshme, z. Stefan Roper përfaqësoi ambasadën në festën e policisë në Shtip, një ngjarje kjo që u mbajt në stadiumin e qytetit.

Ministri i Punëve të Brendshme z. Oliver SPASOVSKI dhe më pas kryeministri z. Zoran ZAEV mbajtën fjalime dhe nderuan forcat e rendit, të pranishme në këtë evenimet, gjatë të cilave shtjelluan reformat në vijim e sipër. Pati edhe disa prezentime dhe demonstrime, duke përfshirë evakuimin e një personaliteti, lirimin e pengjeve në një autobus, metodat e ndryshme për të zotëruar një të çmendur ose një sulmues dhe trajnimi përmes dresimit të qenve ...

Ceremonia përfundoi me një pritje, ku u ftuan të gjithë përfaqësuesit e huaj (të jashtëm) dhe oficerët e policisë. Franca është ndër partneret e para të Maqedonisë në aspektin e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve tëBrendshme, me synimin për të konsoliduar sundimin e ligjit (shtetit të së drejtës) dhe me një frymë evropiane të mbrojtjes së qytetarëve tanë.

publie le 09/05/2018

hautdepage